TIRANE - Dy ish të burgosur politikë janë transportuar gjatë ditës së sotme në spital për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore me të cilën janë hasur në ditën e 16 të grevës së urisë. Shpëtim Karamuça rreth 75 vjeç dhe Perikli Shqevi 56 vjeç janë dy ish të përndjekurit të cilët kanë shfaqur komplikacione shëndetësore e për këtë arsye pasditen e sotme kanë përfunduar në spital.
Sipas informacioneve të marra, mësohet se gjendja e tyre është mjaft e rënduar.
Në ditën e 16 të grevës së urisë së ish të burgosurve politikë, numri I të gjendurve në spital shkoi sot në 5, duke e bërë edhe më kritike situatën e grevës së ish të përndjekurve politikë, prej më shumë se dy javësh në ambient të hapur panë zonës së Komunës Parisit në Tiranë.
Ndërkaq, sot ish të përndjekurit politikë paralajmëruan për një protestë të dytë para Parlamentit. Protestë e cila do të zhvillohet paraditen e nesërme në orën 10:00 dhe kjo për shkak se sipas tyre, qeveria është treguar indiferente ndaj kësaj greve dhe kërkesave të tyre.
ISH TE BURGOSURIT POLITIKE PARALAJMEROJNE: NESER PROTESTE TE PARLAMENTI
Ish të burgosurit politik do t’i drejtohen kryesisë së Kuvendit në shenjë proteste ndaj indiferentizimin të qeverisë kundrejt kërkesave të tyre për dëmshpërblim mbi vitet e burgut që kanë kaluar.
Prej më shumë se dy javësh ish të përndjekurit politikë kanë hyrë në greve urie dhe janë vendosur në ambient të hapur te Komuna e Parisit në Tiranë. Ata kërkojnë nga qeveria të marrin dëmshpërblimin, që sipas tyre nuk i është dhënë për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e regjimit komunist.
Në këto 16 ditë të grevës, ish të burgosurit janë vizituar nga figura të larta politike, por asnjë nga ana e qeverisë. Disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në spital. Për këtë fakt ish të përndjekurit shprehen se nëse qeveria nuk e beson gjendjen shëndetësore në të cilët ata ndodhen aktualisht atëherë ata kërkojnë që ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo t’i bëjë analizat.
Tre ditë më parë ish të burgosurit politik zhvilluan protestën e parë para Parlamentit. Gjatë zhvillimit të saj pati konfrontime me forcat e policisë të cilat kishin rrethuar hapësirën pranë Kuvendit ku gjendeshin protestuesit. Me ish të përndjekurit politik u solidarizuan Aleanca KuqeZi si dhe deputeti i partisë Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Protesta e parë u zhvillua më 4 tetor