TIRANË- 16 drejtues të Policisë së Shtetit kanë fituar gradën “Drejtues i Parë”, në një ceremoni që është zhvilluar ditën e sotme, ku i pranishëm ishte edhe kryepolici Gledis Nano. Report Tv mëson se kanë fituar gradën “Drejtues i Parë”, Ylli Vasili, Edmond Tarkaj, Hamdi Fjora, Zenel Hyka, Ferdi Mara, Perlat Vatoci, Skënder Hita, Artion Duka, Lutfi Minxhozi, Besnik Bakia, Bujar Ahmeti, Zef Laska, Edmond Sula, Xhavit Shala, Ervin Hodaj dhe Krenar Muca.
Në ceremoni ishte i ftuar, krahas pedagogëve të Akademisë së Sigurisë, edhe profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço, i cili, së bashku me dy kolegë të tij, u angazhuan vullnetarisht gjatë trajnimit, duke dhënë leksione, me qëllim rritjen e mëtejshme të performancës së lidershipit në Policinë e Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë fjalës së tij, theksoi: “Sot, ju kurorëzuat me sukses mundin, sakrificën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë karrierës suaj policore, sepse grada “Drejtues i Parë” është grada më e lartë që fitohet me konkurs në Policinë e Shtetit. Uroj që në detyrat që do të kryeni, të tregoni lidershipin që presin dhe duan qytetarët, në krye të strukturave policore në të gjithë vendin.”
Ervin Karamuço, theksoi se kjo filozofi e re, për të bërë pjesë të Policisë së Shtetit, kapacitetet intelektuale civile, është forma e duhur për të transformuar Policinë, nga një forcë represive në një forcë civile, garante të ligjit dhe të besueshme për qytetarët.
Në përfundim të ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, së bashku me zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Albert Dervishaj dhe Drejtorin e Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj, iu dorëzoi certifikatat dhe gradat e reja, pjesëmarrësve në këtë trajnim.
Komente


Ate drejtorin e Policise se Tiranes, Lorenc Panganiken, kur do ta hiqni apo kur t'i dalin lidhjet me Fatmir Kucin e akuzuar per disa vrasje ? Se pastaj dilni e thoni qe nuk dinim gje.
Përgjigju