16 efektivë janë lënduar gjatë protestës së sotme të PD. Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e cila shkoi në QSUT, tha se dhuna ishte barbare. Koçiu u shpreh se qëllimi i vetëm i kësaj proteste ishte goditja e efektivëve.

"Kam kërkuar që të vendosën para përgjegjësisë të gjitha ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare. Qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit. Sot kam informacione që edhe gazetarë kanë pësuar lëndime në emër të dhunës që ushtrohet në protesta. Protestat janë detyrime kushtetuese për t’u zbatuar në mënyrë paqësore. Ligjet, institucionet dhe njerëzit që zbatojnë ligjin duhet të respektohen. Janë 16 efektivë që po marrin trajtim në dy strukturat spitalore më të rëndësishme, por presim nga momenti në momenti në moment të kemi referime të tjera. Janë 16 punonjës që janë dëmtuar, kanë pësuar djegie të konsiderueshme. Uroj shërim të shpejtë!", tha Koçiu.


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme e Berishës/ Koçiu: Kriminelë të organizuar! Braçe: Përpjekje për të vrarë shërbyesit e shtetit