Mbretëresha e popit Madonna joshi adhuruesit në një koncert falas në plazhin e famshëm të Copacabanës në Rio De Janeiro duke shënuar rekordin e saj të radhës.

1.6 milionë njerëz ndoqën performancën elektrizuese të 65 vjeçares që mbylli në Brazil, turneun e saj botëror Celebration, për të shënuar 40 vitet në muzikë.

Numri i pjesëmarrësve tejkaloi me 10 herë rekordin paraprak të shënuar në Paris në vitin 1987, ku 130 mijë njerëz ndoqën koncertin e Madonës.