ITALI - 35-vjeçari shqiptar Klodian Xhaferri është dënuar nga Gjykata italiane me 16 vjet burg për vrasjen e një bashkëkombësi të tij më 25 mars të vitit 2011.
Fitus Hicaj mbeti i vrarë në zonën e “Aprilias” në shtetin fqinj në vitin 2011 pasi u qëllua me plumb në qafë nga Klodian Xhaferraj. Ngjarrja ndodhi në rrugën “Rutuli” rreth 50 metra larg një lokali.
Ishte pronari i lokalit ai që dëgjoi të shtëna dhe lajmëroi policinë, por pavarësisht se i riu shqiptar Fitus Hicaj u transportua në spitalin Goretti, duke mos i rezistuar plagëve të marra ndërroi jetë në orën 4 të mëngjesit.
Mediat italiane flasin për një krim mes grupeve rivale për kontrollin e tregut te drogës. Ndërsa Klodian Xhaferri 35-vjeçar duhet të vuajë dënimin me 16 vjet burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij Fitus Hicaj.
(ak/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com