1600 të pagjeturve nga lufta 
memorial në oborrin e Kuvendit

1600 të pagjeturve nga lufta <br />memorial në oborrin e Kuvendit
Në oborrin e Kuvendit të Kosovës është ngritur një memoriali për nder të 1600 të pagjeturve kosovarë që prej luftës së Kosvës. Memoriali u zbulua nga kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe familjarët e të pagjeturve që morën pjesë në ceremoninë përkujtuese. 

Mustafa tha se sot është një ditë e rëndë për të gjithë Kosovën dhe një ankth për familjarët e të humburve që prej luftës së Kosovës. Kryeministri tha se qeveria është përkushtuar në zgjidhjen e çështjes, duke theksuar që përgjegjësitë do të dalin para drejtësisë. 

Mustafa premtoi se kjo çështje do të diskutohet edhe në Bruksel. Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se duke e ngritur këtë memorial përçohet një mesazh për të gjithë ata që ende mbajnë trupat e të pagjeturve të kthehen tek familjarët e tyre. Data 27 prill shënon ditën e të pagjeturve ndërsa përkujtimi i tyre ka nisur një javë më parë. 

Fati i personave të pagjetur mbetet një nga plagët më të rënda të luftës së Kosovës. Së fundmi, Prokuroria për krime lufte e Serbisë, ka nisur gërmime vlerësuese të një varreze të mundshme në rrethinën e Novi Pazarit, por deri më tani pa asnjë rezultat.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës