'63 raste për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit'/ Ministria e Shëndetësisë: Shifrat kanë pësuar një ulje të lehtë! Sot 161 të infektuar dhe 3 viktima (VIDEO)

TIRANË- Në dy javën e fundit, kurba e të infektuarve me COVID në vendin tonë ka pësuar një ulje të ndjeshme, por kjo nuk duhet të çojë në neglizhimin e respektimit të rregullave, aq më tepër që përpara është një sfidë e vështirë pasi do të hapen shkollat. Vetëm sot janë konfirmuar në total 161 raste të reja, teksa fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën. Duke bërë një bilanc në plan më të gjerë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në Shqipëri ka  62.9 raste për 100,000 banorë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend, ku vihet re një situatë e qëndrueshme. Nga të dhënat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë. Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike", njofton Ministria.

Viktimat janë regjistruar në Shkodër dhe 2 nga Tirana, teksa kryeqyteti vijon të mbajë rekordin për numrin më të lartë të të prekurve me COVID. Ndërkohë, aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ndalur te numri i të shëruarve, edhe sot ato nuk ia kalojnë rasteve të reja. "Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve", njofton Ministria.

Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e masave në këtë moment shumë të rëndësishëm, përpara hapjes së shkollave. 

"Me rinisjen e procesit mësimor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel mësuesve, prindërve, nxënësve të respektojnë me përpikëmri masat ndaj COVID19 me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.  Maska është e detyrueshme; Respektimi i distancës dhe higjienës. Koordinatori në çdo shkollë duhet menjëherë të sinjalizojë strukturat e shëndetësisë për çdo rast të dyshuar. Por edhe prindërit kanë rol të rëndësishëm për të frenuar përhapjen e Covid 19, duke u kujdesur që çdo dite të masin temperaturën e fëmijëve përpara se të shkojnë në shkollë" është apeli i Ministrisë. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,
11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,
9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,
3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh
1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq

COVID-19 – Statistika (11 Shtator 2020)
Testime totale 72155
Raste pozitive 11021
Raste të shëruara 6443
Raste Aktive 4251
Humbje jete 327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2206
Durrës  489
Shkodër 338
Lezhë 237
Elbasan 210
Korçë 176
Fier 160
Vlorë 145
Kukës 130
Berat 78
Gjirokastër 40
Dibër 42

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
Nisja e shkollës, mësuesi i 9-vjeçares në Libohovë rezulton pozitiv me koronavirus

Një prej mësuesve të një shkolle 9-vjeçare në Libohovë është prekur nga koronavirusi.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase informon se janë marrë 27 tampone të kontakteve të mësuesit.

Aktualisht dhe arsimtarët e tjerë janë karantinuar në shtëpi.

Kjo vë në pikëpyetje fillimin e vitit të ri shkollor për nxënësit e Libohovës.

Ora 10:22
Tamponi negativ, skaneri pozitiv/ Mbyllet reparti i kirurgjisë, infermieri dyshohet me COVID, mjeku: Kemi dezinfektuar sallën, puna do vijojë

Reparti i kirurgjisë në spitalin rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër është mbyllur.

Shkak janë bërë dyshimet se një prej infermierëve të repartit është i infektuar nga koronavirusi.

Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se tamponi i tij ka rezultuar negativ por ndërkohë skaneri i ka nxjerrë prezencë të virusit në mushkëri.

Ndërkohë që mjekët e tjerë presin përgjigjet. Në total në spitalin rajonal janë marrë 20 tampone dhe aktualisht janë pezulluar të gjitha operacionet deri në një vendim të dytë.

Gjithashtu një prej sanitareve të repartit të pediatrisë do të karantinohet pasi ka pasur kontakt me ata të kirurgjisë.

Salla do të qëndrojë e mbyllur deri në pritje të përgjigjeve për të gjithë personat.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ymer: 11/09/2020 16:40

    Hapja e kazinove eshte kanceri i shqipetareve pasi ka lidhje femije-prinder.

    Përgjigju
  • infermieri: 11/09/2020 16:25

    Perfundimisht shqiperia dhe mjekesia shqiptare deshtoi ne menaxhimin e situates COVID-19, cka tregon se ministria e shendetesise e ka leshuar vehten ne paaftesi dhe ne dore te fatit, ndonese populli paguan taksa por nga ministria e shendetesise ska per te gjetur sherim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë