Dhunohet për vdekje 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, para vrasjes denoncoi shokun (VIDEO)

Një vajzë shqiptare u gjet e vdekur në pyllin pranë një kishe në Trikala dhe sipas informacioneve, ajo kishte lëndime në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit të saj. Mbetet ende e mbuluar me mister ngjarja tragjike. Sot në mëngjes vajza shqiptare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u gjet e vdekur nga pastrues të komunës së Trikalës në zonën e kodrës së Profit Ilias.

Sipas mediave greke, vajza 16-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia e saj për shëtitje të martën në mbrëmje dhe nuk u kthye më. Familja ka qenë duke kërkuar për vajzën që nga dje dhe motra e saj binjake njoftoi edhe në polici, duke deklaruar se kishin ore qe e kërkonin dhe nuk kishin asnje komunikim me të.

Mesohet se 16-vjeçarja është me origjinë shqiptare dhe jetonte në qendër të Trikalës me familjen e saj. Ajo ka një motër binjake dhe dy vëllezër të moshës 27 dhe 30 vjeç. Babai i saj ishte në Shqipëri këto ditë për shkak të detyrimeve të punës.

Sipas informacionit dhene nga TV10.gr, vajza i ishte drejtuar policisë disa ditë më parë, duke raportuar një rast dhune nga një mik. Ekzaminuesi mjekësor ka shkuar në zonë, si dhe një ekip nga drejtoria e krimit kundër jetës në mënyrë që të hedhë “dritë” për rastin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës