17-katëshi, jep dorëheqjen
gjyqtari i Apelit Arjan Qafa

17-katëshi, jep dorëheqjen<br />gjyqtari i Apelit Arjan Qafa
Pas kallëzimit penal për konflikt interesi të ngritur nga Bashkia e Tiranës në drejtim të gjyqtarit Arjan Qafa, ky i fundit s’ka vonuar të japë dorëheqjen.
 
Burime pranë Gjykatës Administrative të Apelit thanë për Shqiptarja.com se gjyqtari Qafa është larguar nga trupa gjyqësore që do të gjykojë çështjen gjyqësore mes Bashkisë së Tiranës dhe firmës së ndërtimit “Gener 2”. 

Bashkia e Tiranës insistoi disa herë për ndryshimin e trupës gjyqësore të Apelit Administrativ, pasi dy prej gjyqtarëve ishin në konflikt interesi. 

Ora 11:00 Pallati te diga, shtyhet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit Qafa 
Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për me datën 30 Maj kërkesën e Bashkisë Tiranë nëse gjyqtari Arjan Qafa do të jetë ose jo pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen në themel të ndërtimit ose jo të pallatit 17-katësh tek diga e liqenit artificial.

Apeli administrativ vetëm disa ditë më parë vendosi të shtyjë vendimin për shqyrtimin në themel të vendimit për pallatin 17 katësh tek diga e liqenit Artificial për sot, por ai është shtyrë për më datën 30 maj.

Relatore e kësaj çështje është Lindita Sinanaj, ndërsa anëtar të trupit gjykues janë Blerona Hasa dhe Artur Malaj.

Bashkia pretendon se Gjyqtari Arjan Qafa rezulton të ketë një kontratë banese me firmën 'Gener 2'

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan