17 maji dita kundër homofobisë
LGBT: Të respektohen të drejtat

17 maji dita kundër homofobisë<br />LGBT: Të respektohen të drejtat
17 maji, është dita kundër homofobisë në të gjithë botën.

Përfaqësuesit e Ambasadës Pink dhe LGTB në Tiranë me këtë rast kanë nisur të zhvillojnë aktivitete kundër homofobisë që nga 14 maji.

Të vendosur pranë sheshit 'Vëllezërit Frashëri' ata kanë bërë apel për respektimin e të drejtave të komunitetit.

Ndërsa mesazhi kryesor politik për këtë vit sipas organizatorëve, do të jetë ai i të drejtave të barabarta për familjet LGBT.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe sot me “Festivalin e Poezisë” gjatë ditës dhe një festë në mbremje në një nga lokalet në zonën e ish-bllokut.

Aktivitetet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë do të mbyllen në 20 maj me mbrëmjen e bamirësisë “Përqafo diversitetin, mbështet progresin”.

Event i organizuar nga Streha, shelteri i parë rezidencial për të rinjtë e pastrehë të komunitetit LGBT. Mbrëmja gala do të zhvillohet tek Pallati i Brigadave.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara