Reforma territoriale pritet të miratohet sot nga socialistët duke i tkurrur në 46 nga 61, numrin e bashkive të vendit. Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Frontline’ në Report Tv teksa e tha se Shqipëria është sa një qytett europian, nënvizoi se Këshilli europian, ka një standardi për ndarjen territoriale, por jo të gjitha shtetet e zbatojnë.

 "Ka dy modele në KE, ka një lloj standardi për një lloj të ndarjes territoriale për banorë, ka një minimum rreth 20 mijë banorë. Por jo të gjithë shtetet anëtare i përmbahen. Shqipëria është sa një qytet europian, është më e vogël se Roma, Parisi, Berlini, Roma, por kjo nuk do të thotë që këto partitë 4 vjeçarin tjetër ta bëjnë një bashki Shqipërinë  meqënëse është e vogël. Modelet janë dy: ose të kemi një ndarje territoriale të centralizuar ose të kemi eksperiencën europaiane. Franca ka 34 mijë komuna, Gjermania ka 10 mijë komuna, Spanja 8132 komuna, Italia ka 7800 komuna, Cekia ka  6200, Hungaria 3000, Austria 2000, por ato që i afrohen Shqipërisë me ndarje janë Irlanda 31, Danimarka 98, letonia me 43, Lituania, Estonia dhe Greqia që ka 332 komuna. Pra disa vende europiane nuk i përmbahen kriteret të KE. Pyetja ime është shqiptarët duan një qevreisje lokale apo jo, të administrohen nga një qeverisje e centraliziuar apo të decentralizuar", tha Spahiu.

Spahiu shtoi se në ndarjen administrative duhet të duhen të mbahen disa parime, përfshirë edhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Ai shtoi se në të shkuarën ndarja e thellë administrative ka kaluar limite banaliteti.

"Në ndarjen administrative duhet të duhen të mbahen disa parime; që lidhen me kohezionin territorial,  rritjen e cilësisë me shërbimeëe, pjesëmarrja e qytetarëve kapacitetet administrative  janë bazë. Ne kemi 2 -3 modele, kemi pasur 380 komuna. Ka Shqipëria kapacitete vetëqerisje dhe kapacitete intelektuale për të drejtuar në një denctralizim kaq të thellë. E shkuara ka treguar se ndarja e thellë administrative ka kaluar limite banaliteti, kryetarët e komuanve kanë pasur të gjtha të zezat, jetonin në Tiranë. Njëherë në muaj shkonin në katundin e tyre", tha Spahiu.