“Sot forcat e Mbrojtjes së Ukrainës janë përfshirë në 112 përplasje me forcat ruse, me aktivitetin më intensiv, 24 sulme, në sektorin e Huliaipole. Këtë e bëri të ditur shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase, sipas Ukrinform. Që nga fillimi i ditës janë regjistruar 112 përplasje.

Sipas të dhënave të përditësuara, rusët kanë kryer një sulm me raketë, kanë lëshuar 50 raketa, kanë ndërmarrë 66 sulme ajrore dhe kanë hedhur 152 bomba ajrore. Përveç kësaj, kanë përdorur 3.900 dronë kamikazë dhe kanë kryer 2.313 bombardime ndaj vendbanimeve dhe pozicioneve të njësive.

Ndërkohë raportohet se bilanci i të plagosurve nga sulmi rus në rajonin e Kievit është rritur në 17, mes tyre katër fëmijë. Këtë e bëri të ditur Mykola Kalashnyk, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit.

“Mbi 100 banesa janë dëmtuar në rajon: shtëpi private dhe apartamente në pallate shumëkatëshe. Kjo shifër nuk është ende përfundimtare, pasi raportimet vazhdojnë të mbërrijnë. Dëmet prekin ndërtesa, disa prej të cilave janë shkatërruar plotësisht, me dritare të thyera, çati dhe fasada të dëmtuara. Janë goditur gjithashtu ambiente tregtare, magazina, ndërtesa zyrash, garazhe dhe mjete transporti”, tha Kalashnyk.


Lajmi kryesor:

Raund i ri negociatash mes Ukrainës dhe Rusisë, Witkoff: Bisedime të reja brenda tre javësh