17 vjeçarit i rritet gjoksi sa ai i një
femre nga konsumi i fast foodeve

17 vjeçarit i rritet gjoksi sa ai i një<br />femre nga konsumi i fast foodeve
Për djemtë, rritja e gjinjve mund të jetë mbase makthi më i madh. Për këtë 17-vjeçar nga Kina, fatkeqësisht ky makth u bë realitet.

Djaloshit të identifikuar si Maomao iu rrit dukshëm masa e gjoksit pasi e ‘teproi’ pak me konsumin e fast food-eve dhe pije të gazuara. Rasti i tij është trajtuar në Nanjing në Kinë dhe sipas doktorëve nuk është i vetmi në llojin e tij.

Numri i meshkujve që u rritet gjoksi pasi konsumojnë ushqime me nivele të larta estrogjeni, është relativisht i lartë dhe vazhdon të rritet. Rasti më i fundit bëhej fjalë për një 26-vjeçar që kishte shfaqur të njëjtat simptoma.

Prindërit e tij menduan fillimisht se zhvillimi i gjendrave mamare tek djali i tyre vinte si pasojë e peshës, por nisën të shqetësohen edhe më tej kur gjinjtë vazhdonin të rriteshin. Gjoksi i Maomaos ishte i njëjtë me atë të një vajze adoleshente dhe plotësisht i formuar.

Djali, që ishte ‘i fiksuar’ pas fast-foodeve dhe pijeve me gaz, iu nënshtrua një ndërhyrjeje plastike që zgjati rreth 2 orë për të zvogëluar gjoksin dhe për të hequr masën dhjamore në bark.

Doktorët këshilluan për rastin e tij konsum më të madh të perimeve, barishteve dhe ujit.
maomao
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)