E gjitha çfarë po përpiqet të bëjë Edi Rama si kryeministër, është t’ua heqë qytetarët nga duart njerëzve të tij në pushtet. Sido që e zbukuron, apo e vë në gojë të Diellës platformën e tij të re, thelbi i asaj që po bën është të shpëtojë qytetarët shqiptarë nga të punësuarit e tij në shtet.
Dhe mekanizmi kryesor që po vë në jetë këtë projekt nuk është mekanizëm politik, por teknologjik.
Në qendër të projektit transformues të marrëdhënieve të qytetarëve me pushtetin, është vendosur digjitalizimi i shërbimeve dhe shkëputja e fatit të qytetarëve nga vullneti i njerëzve të shtetit që u nxijnë jetën qytetarëve.
Gangrena kryesore e shtetit, për fat të keq, janë inspektorët e shtetit, ata që duhet të vendosin ligjshmërinë. Ata nuk kanë objektiv ruajtjen e ligjshmërisë, por plotësimin e gjobave nën dorë në muaj. Pas tyre vijnë agjencitë e pavarura shtetërore që janë kthyer në ente private biznesi dhe e orientojnë tregun rreth interesave të njerëzve që i drejtojnë. Pas çdo udhëzimi apo VKM-je që del si propozim i tyre, qëndron një biznes apo një grup interesi që e ka nxitur të përdorë shtetin për përfitimet e veta. Rastet janë pa fund në sytë e publikut.
Në krye të sadizmit ndaj qytetarëve qëndrojnë agjencitë për të cilat qytetarët kanë më shumë nevojë për shërbime, si Hipotekat, ujësjellësi, OSHEE, e me radhë, sipas shkallës së kontaktit që kanë me qytetarët.
Secili inspektor apo agjenci e madhe shërbimesh, shpik rregullat e veta jo vetëm si mos t’i shërbejë qytetarit, po si ta kapë atë në rrjetin e merimangës që krijojnë për të mos dalë më i gjallë prej andej pa paguar.
Reforma e propozuar nga Edi Rama është e sigurt që do të zgjidhë një pjesë të problemeve. Shumë nga shërbimet e digjitalizuara kanë shpëtuar qytetarët nga bashkia. Fjala vjen, marrja e certifikatave ka qenë një horror për qytetarët shqiptarë. Nuk ekziston më. Si ajo ka dhjetëra shërbime të tjera te e-Albania, siç është pagesa e taksave, prenotimi i shërbimeve etj.
Gjurmimi i kërkesave për shërbim mund ta çojë më para këtë proces. Aktualisht një nga masakrat që bëhet mbi qytetarin janë shërbimet gjysmë digjitale, siç është hipoteka, ku ti ke të drejtë të aplikosh, por nuk ke të drejtë të marrësh as përgjigje, as shërbim. Së paku nja katër herë do të vijë një përgjigje që duhet dhe një dokument tjetër dhe duhet të aplikosh katër ose pesë herë për një shërbim, duke paguar katër herë shtetin për një shërbim, duke u ndëshkuar jo për fajin tënd, por për torturën që të bën hipoteka.
A thua se hipoteka është zyrë taksash dhe ka objektiv të rrisë të ardhurat duke gjobitur qytetarët me pagesa paraprake për shërbime që nuk i merr.
Pas gjysmë shërbimeve digjitale vijnë pastaj shërbimet direkte që kanë të bëjnë me aplikime për shërbime nga agjencitë shtetërore, si ato për ujë, drita, gjoba të gabuara etj.
Shpresoj se teknologjia mund të avancojë dhe në këtë drejtim.
E gjithë kjo mund ta bëjë shtetin më pak represiv ndaj qytetarit, por kjo nuk është një fitore politike. Kjo është një dëshmi e pafuqisë për ta ndryshuar politikisht këtë sistem, është një dorëzim para pafytyrësisë dhe korrupsionit në pushtet. Ata do të vazhdojnë të jenë aty pas kompjuterave për të gjetur hilet e vogla që shembin reformat e mëdha të teknologjisë digjitale që synon t’i shpëtojë qytetarët prej tyre.
Beteja kundër korrupsionit duhet fituar një herë politikisht dhe pastaj duhet modernizuar shteti. Mund të bëhen dhe të dyja njëkohësisht, por aktualisht duket se Edi Ramën e kanë lënë nervat të merret me njerëzit që e rrethojnë dhe po merret me kompjuterat. Ata mund ta bëjnë punën shkëlqyer dhe mund ta bëjnë Shqipërinë më moderne, por mund të ndodhë që të bëj dhe korrupsionin më digjital.
Beteja teknologjike kundër korrupsionit nuk mund të zëvendësojë betejën politike për reformimin e administratës.
Derisa administrata e shtetit shqiptar vazhdon ta konsiderojë ende qytetarin si klient, ndërkohë që duhet të sillej si shërbëtore e tij, çdo betejë teknologjike kundër korrupsionit është e rrezikuar nga ky virus.
-
Ja ti biem mi shkurt o Mero, ti benefitet konvertuar ne pasuri qe as ke pasur force ti enderrosh, i bere duke korruptuar administraten apo politiken vendimarrese te djathte e te majte? boll me hipokrizi, ikni shijoni jeten te pakten me pasurite e padrejta qe vute, por ikni, e mos na fyeni deri ketu te na mumeroni per dele!
Përgjigju -
Z. Baze, Me kenaqesu e lexova shkrimin. lutemi prononi ne dashmiresi disa problemi qe faktikisht jane ndyshe sic juve I thoni. E vertete, problemi kryesor hipotekat. Nese ne hipotek do te aplikosh per regjistrim pasurie, ligji per kadsastren eshte I mire, vendimi I qeverise per zbatim ligjit kadastral eshte I mire. Menyra e aplikimit ne e albania eshte korrekte. Gjate aplikimit ka nje korespondence me hipotejen qe te kerkon per protesim dokumentesh, dhe kur perfundon kjo procedure numri gjurmimit te aplikimit thote:ka perfunduar regjistrimi I prones,leshimi I certefikates, karteles dhe hartes. ASHK ne vend qe te japin dokumentet , nuk te kthen pergjigje, ose te jep pergjigje qe ska lidhje me problemin. Ljo ndodh edhe nese ti ja kerko disa here. Ne kete rast problemi eshte ku e gjen fuqine qe ashk nuk zbaton ligjin. Atehere ketu jemi perball 2 alternative: 1. Udhezimi nen rrogoze per te mos u zgjidh problemet qytetareve .2. Administrata I ka dale jasht kontrollit kryeministrit, si institucion qe eshte ne vartesi te drejteperdrejte te tij. Ne fakt per kete te dyten dyshoj. Kjo eshte eksperiene e imja me ASHK, nuk e kam as me te lexuar, as ne te degjuar. Faleminderit per mirekuptimin Fadil Vucaj
Përgjigju -
Mero , korrupsioni nuk vjen nga poshte, pornga lart. Filozofi dhe poeti Pers I shekulit 11 , shkruante se kur oficeri merr nje kokerr molle nga pema, ushtari I thjeshte e shkul ate me gjithe rrenje. Shkrimi tend gjason me orientimet e kohes se Dulles, qe uji vjen i paster nga burimi, por ndotet rruges. Kemi ardhur ne nje gjendje si ai qytetari qe kur do blente peshk oo i merrte ere nga bishti dhe kur shitesi i thote qe nese dyshon se eshte i prishur merri ere nga koka. Bleresi i pergjigjetse e di qe koka eshte e qelbur, por po sheh se mos ka shpetuar ndopak nga bishti.
Përgjigju










Komente
Komento