17 vjet nga Epopeja e UÇK-së

17 vjet nga Epopeja e UÇK-së
Sot është 17 vjetori i rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

E për këtë Qeveria e Kosovës, më 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Shtatëmbëdhjetë vjet më parë në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurimit në këtë fshat, u vranë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes së Adem Jasharit.

Gjatë ditës, Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, po e vizitojnë udhëheqës institucionesh dhe liderë të partive politike të Kosovës. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes