Janë mbushur plot 17 vite nga vrasja e ish-deputetit të Fierit, Fatmir Xhindi, një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik në atë kohë dhe mbetet ende në kujtesën e qytetarëve.

Në këtë përvjetor, djali i tij, Albano Xhindi, e ka kujtuar të atin përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale. "17 vite pa ty babo! Sa shumë mall! I gdhendur në përjetësi! Sa herë shikoj qiellin, të shoh duke më shikuar!”,  shkruan ai.

Fatmir Xhindi u vra në vitin 2009 pranë banesës së tij në Roskovec, në një atentat me armë zjarri. Ngjarja shkaktoi reagime të forta në politikën shqiptare dhe vuri në lëvizje strukturat e rendit dhe drejtësisë për zbardhjen e saj.Për vite me radhë, rasti i vrasjes së tij ka qenë pjesë e hetimeve dhe diskutimeve publike, duke u konsideruar si një nga krimet më të bujshme të asaj periudhe.

Edhe sot, pas 17 vitesh, kujtimi i ish-deputetit fierak mbetet i gjallë për familjen, miqtë dhe të njohurit e tij, ndërsa mesazhi i të birit rikthen në vëmëndje dhimbjen dhe mungesën që vijon të ndihet.