170 mijë persona me aftësi të kufizuar në vendin tonë! 35-vjeçarja në karrocë: Forcën e gjej tek familja! Mungojnë rampat dhe qendrat rehabilituese për ne

Ishte vetëm 31 vjeç, kur Bujana duhej që karrocën me rrota ta bënte pjesë të jetës së saj. Shkak u bë Skleroza amiotrofike anësore, një sëmundje kronike e sistemit nervor qendror, shenjat e së cilës kishin nisur t’i shfaqeshin kohë më parë.

“Në karrocë kam 4 vjet. Kam pasur probleme shëndetësore dhe më parë. Ishte e pritshme karroca për mua. Sëmundja që unë vuaj, nuk ka një terapi të mirëfilltë. Të gjitha terapitë nuk janë të mjaftueshme dhe janë eksperimentale”, tha Bujana. 

Sot është 35 vjeç, dhe pavarësisht vështirësive që has çdo ditë, dhe pamundësisë për të mos u kuruar, është optimiste për jetën. Burim frymëzimi ka vajzën 9 vjeçare dhe bashkëshortin, i cili është krahu I djathtë më i mirë i saj.

“Vështirësitë janë nga më të ndryshmet, që nga aksesueshmëria e strukturave, shtetërore dhe private. Nuk janë të pajisura me rampa. Jemi të detyruar tyë kemi një person që na asiston. Ne nuk jemi të lirë për të lëvizur dhe për të bërë që zëri jonë të dëgjohet. Unë jam e martuar. Kam një vajzë 9 vjeçare. E kam krijuar familjen përpara se të isha me aftësi të kufizuar. Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm nga pa pritshmëritë. Mbështetja më e madhe e imja është bashkëshorti im. Sa i përket vështirësive por edhe organizimit të familjes. Frymëzim është vajza ime që na bën të besojmë që e ardhmja do jetë më e mirë”, tregoi Bujana

Në ditën botërore të personave me aftësi të Kufizuar, Bujana i bën thirrje njerëzve që të jenë indiferent ndaj çdo kujt që ka vështirësi.

“Ndoshta sot e ndjejmë veten jashtë personave me aftësi të kufizuar, pasi për fat të keq secili nga ne mund të bëhet pjesë e kësdaj kategorie. Prandaj të gjithë njerëzit duhet të jenë më të përgjegjshëm”, përfundoi ajo.

Në vendin tonë janë rreth 170 mijë persona me aftësi të kufizuar, ndërsa përveç mungesës së rampave për të aksesuar institucionet, ata kërkojnë qendra rehabilitimi shtetërore, dhe përjashtim nga taksat por edhe karta sociale.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 03/12/2022 20:30

    Turp kur qeveritaret,deputetet jetojne ne villa lukse ,kurse per popullin me kufizime nuk ka qendra ose fshatrat qe ju mungon uji i pijshem,dhe ky popopull injorant i mbeshtet keta bastarde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim