Janë 177 anëtarë të PD në Durrës që kanë nënshkruar peticion ku kërkohet edhe pavlefshmëria e akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin.
Ndërkohë kujtojme se ky peticion vjen dy ditë pas takimit të mbajtur nga përfaqësues të grupit anti-Basha, Astrit Patozi dhe Besnik Mustafaj në Durrës. Por ajo që është e çuditshme është fakti se pas peticionit nga degët përkatëse është bërë përgënjeshtrim.
“Kërkojmë anulimin e proçedurës dhe farsës së nisur nga Zoti Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshme të akteve të nxjerra në kundërshtim me statusin dhe kryetari dhe nënkryetarët e PD-së dhe gjithë farsën që pason”.
Nga ana tjetër Astrit Patozi, kandidati jo zyrtar për kryetar të PD-së, ka bërë të ditur se takimin e dytë me bazën do ta zhvillojë sot në Vlorë.