17-vjeçari ekzekutoi vëllanë e vrasësit të babait, kryetari i pajtimit të gjaqeve në Lezhë: Gjakmarrja nga drejtësia e munguar, vrasesi bëri vetëm 7 vite burg! S'negociuam 13 vite më parë, djali ishte i vogël

Drejtësia e munguar mund të jetë bërë shkak për një tjetër vrasje në vend, atë të Lek Lekgjonajt, duke bërë kriminel në moshën 17-vjeçare Florian Pervathin. Kryetari i misionit të pajtimit të gjaqeve në Lezhë, Pjeter Gjoka ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Lezhën, ku 17-vjeçari Florian Pervathi vrau 65-vjeçarin Lekgjonaj, vëllanë e vrasësit të babit të tij, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje fenomenin e gjakmarrjes.

Gjoka vë theksin pikërisht te mungesa e drejtësisë, teksa thotë se autori që i mori jetën babait të 17-vjeçarit, Florian Vathi mori minimumin e dënimit, 10 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar, iu konvertuan në 7 vite. Sipas Gjokës, Florian Vathi ndodhet jashtë shtetit, ndërsa vëllai i tij 'pagoi' sot për të.

"Unë edhe në intervista e kam thënë shteti dhe ligji duhet ta marrë maksimalisht. Janë pjesë e të keqes që organet e drejtësisë deri tani kanë qenë pjesë e këtij fenomeni. Ai tjetri bën vrasjen dënohet katër pesë vjet dhe për një vit e sheh aty të lirë. Nga informacionet që kam unë ai ndodhet jashtë shtetit. Të paktën dënimin nga shpresojmë që këtë problem, problemet e ligjit për gjakmarrjen shteti i ka forcuar shumë. Nëse ndodh një vrasje për gjakmarrje dënohet minimalja 25 vjet. Por në këtë rast është tjetër logjikë juridike. Mund ta quajmë adoleshent. Ka përjetuar mungesën e prindërve për vite me radhë gjë që atij i ka mbetur në kujtesën e tij për t’u hakmarrë”, thotë Gjoka

Ai shton se dy familjet nuk ishin pajtuar, por mes tyre nuk kishte pasur përplasje gjatë kohëve të fundit, dhe se ngjarja e sotme i ka habitur të gjithë. Ai tregoi edhe një episod kur viktima Lek Lekëgjonaj i kishte shkuar në shtëpi pak ditë pasi i vëllai, Ndue Lekgjonaj, kreu krimin. Gjoka shprehet se “negociatat” mes dy familjeve janë penguar për shkak se djali i viktimës në vitin 2009 ishte në moshë të mitur dhe e shoqja u vetëflijua duke pirë helm. Më pas shton ai mes palëve nuk kishte pasur probleme që të jepte sinjalizime për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot.

"Disa mediat thonë që ka qenë pajtua. Nuk është e vërtetë. Ne kemi hyrë me ato mundësi që kemi pasur pastaj ne e pamë që nuk mund të komunikonim gjatë. Fëmijët ishin të vegjël. Bashkëshortja e viktimës në 2009 u vetëvra. Nuk kishin se si dhe me kë të komunikonim. Por sa kemi mundur me njerëzit e afërt të kësaj familje jemi përpjekur të ulim gjakrat dhe nuk e kemi pritur pasi edhe gjatë kësaj periudhe mes dy familjeve nuk ka pasur gërricje. Katër pesë ditë pasi ndodhi ngjarja viktima më ka ardhur në shtëpi. Më ka thënë si do bëj unë. I kam thënë duhet të bësh kujdes sepse ai që ka vrarë është vëllai jot. Ai më thoshte unë nuk kam faj. Por nuk funksionojnë kështu gjërat. Kur kërkoi të dilte nga shtëpia ime i thashë jo. Kush të solli këtu, më solli një makinë. E ka marrë atë shokun dhe erdhi me makinë e mori. E kam takuar para dy muajsh. Nuk kishin ndonjë shqetësim. Autori i vrasjes ka mbaruar dënimin. Edhe duke qenë njerëz të përgjegjshëm të viktimës para 9 viteve kur nuk ke me kë të merresh vesh se ata ishin kalamaj fare, të mitur. Nuk kishte kush ta merrte përsipër. Qoftë edhe kushërinjtë e viktimës. Por deri në këtë moment që ndodhi askush nuk e ka pritur se mund të ndodhë kjo. Edhe tani është çudi e madhe. Si ka mundësi që një adoleshent të ruajë me kaq mllef dhe të veprojë për gjakmarrje në ditët e sotme. Gjakmarrja është fenomen i vjetëruar. Por edhe tek të rinjtë nuk duhet nënvleftësuar", tha ai.

Lezha u trondit paraditen e sotme nga një krim për gjakmarrje. 17-vjeçari Florian Pervathi vrau me armë zjarri Lek Lekgjonajn pasi vëllai i këtij të fundit i kishte vrarë babanë në vitin 2009.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 25/01/2022 13:57

    I lumt dora

    Përgjigju
    • Vin: 25/01/2022 19:18

      Po mor loqe po tani te haj sapunin ne burg ky tipi.

    • kik: 25/01/2022 16:54

      Po pse vellan ....ai eshte i pafajshem

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari