17-vjeçari mund kampionin e botës në shah

17-vjeçari mund kampionin e botës në shah

Magnus Carlsen

Adoleshenti indian, 17-vjeçari Dommaraju Gukesh ka arritur të mposhtë numrin 1 të botës në shah dhe pesë herë kampionin e botës Magnus Carlsen, në përvjetorin e tij të 17-të të lindjes. "Magjistari" i ri në sportin e shahut, Dommaraju Gukesh i bëri vetes dhuratën më të rëndësishme të ditëlindjes, teksa mposhti Carlsen në ngjarjen 'blitz' përpara turneut Norway Chess.

Djaloshit më pas iu dhurua një tortë nga organizatorët me rastin e ditëlindjes. Kur u pyet nëse do të përgatitej për ndeshjet e ditës së nesërme duke ngrënë shumë tortë, ai u përgjigj: “Shpresojmë“. Në turneun, i cili mbahet në Stavanger, Norvegji, 10 lojtarë garojnë në një turne të vetëm të rrumbullakët. Fituesi do të marrë përafërsisht 68,400 dollarë dhe vendi i dytë do të fitojë 36,500 dollarë.

Përveç Gukesh dhe Carlsen, një mori lojtarësh nga më të mirë në botë po konkurrojnë, duke përfshirë Alireza Firouzja, Anish Giri, Wesley So, Hikaru Nakamura dhe Fabiano Caruana. Pas tre ndeshjeve të turneut zyrtar, Gukesh qëndron i katërti në renditje me një fitore, një humbje dhe një barazim. Carlsen qëndron në vendin e tetë pa fitore pas dy barazimeve dhe një humbje, ndërsa Caruana qëndron në krye të renditjes.

Javën e kaluar, Carlsen fitoi turneun e tij të parë që kur hoqi dorë nga titulli i kampionit botëror që kishte mbajtur për një dekadë. Ndërkohë, Gukesh është ngritur me shpejtësi në radhët e shahut pasi shpërtheu si i riu më i suksesshëm. Ai arriti të fitojë titullin mjeshtri më i ri i shahut ndonjëherë në moshën 12-vjeçare, vetëm disa javë më i madh se rusi Sergey Karjakin.

Dommaraju Gukesh

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar