Ushtria norvegjeze, forca e saj ajrore dhe marina kanë realizuar një ‘mision’ të veçantë pas fitores së Norvegjisë ndaj Brazilit në Botëror.
‘Viking Row’, një lloj ‘koreografie’ tashmë virale e tifozëve që imiton lundrimin e vikingëve, është kryer prej të gjithë pjesëtarëve të forcave norvegjeze.
Një video e shpërndarë në faqen zyrtare të ushtrisë norvegjeze, nis me rënien e kambanës ndërsa më pas planet kalojnë njëri pas tjetrit te të gjithë të tjerët: në anije, në helikopter, në stërvitje, në pyll, në sallën e takimeve, gjatë një misioni e kudo kanë mundur.
Norvegjia u kualifikua në çerekfinale për herë të parë në historinë e Kupës së Botës duke mposhtur me rezultatin 1-2 Brazilin që e ka fituar 5 herë trofeun.
Komente







