18 Brymeri i Sali Berishes

18 Brymeri i Sali Berishes

Enver Hoxha dhe Sali Berisha në shtëpinë e tij

“18 Brymeri i Lui Bonapartit”, esse  e njohur e Karl Marksit,ka hyrë në fjalorin politik si parodizim i figurave politike mediokre, duke i përballur ato me figura,vërtet të mëdha.Citim i Hegelit në esse, “Historia përsëritet".Herën e parë si dramë dhe herën e dytë si farsë”, gjen ilustrim edhe në realitetin politik shqiptar, në figurën e z.Sali Berisha,saktësisht  në metamorfozën mes arritjeve historike të një lideri të shquar dhe degradimit më pas,të vizionit dhe përpjekjeve të tij në nivele mediokre. Më 22 Marsi të v.1992,  në krye të opozitës shqiptare, z.Berisha largoj zyrtarisht nga skena politike regjimin komunist, të përfaqsuar nga PPSH dhe ndërmori në vazhdim reformat e tregut. Ringritja e PD-së pas vitit të vështirë 1997 dhe fitorja e zgjedhjeve të v.2005, u arrit në sajë të vizionit largpamës dhe protagonizmit të tij të pashoq.

Gjatë viteve 2005-2010 , në cilësinë e k/ministrit të Shqipërisë, z.Berisha do të  çonte vendin drejt sukseseve ekonomike dhe politike,  ende të pa arritura deri, më sot.Ky ishte apogjeu i tij, si politikan dhe burrë shteti. Risi ishte edhe  ngritja e strukturës së “Komitetit të Orientimit të Politikave ( KOP)”,që synononte  emancipimin e jetës politike dhe të qeverisjes, përmes pjesmarrjes së elitave intelektuale, por që nuk u çua deri në fund prej tij. Blendi Kajsiu, Ermal Asimja, Adri Nurellari, Besnik Aliaj,dhe të tjera figura të vlerësuara të jetës së sotme publike ,ishin pjesë e asaj strukture.

Tërheqja nga kreu i PD-së pas humbjes së zgjedhjeve në v.2013, pasonte atë të z. Nano, pas humbjes në v.2005, ishte akt emancipues,që ngjalli në opinionin publik shpresën e krijimit të një tradite pozitive, të aktit të dorheqjes, si institucion moral,  tregues i  shoqërive  të civilzuara.Por doli  që ishte thjesht një mashtrim i rëndomtë. 8 vjet pas dorheqjes së parevokueshme z. Berisha ka ndërmarrë aksionin politik  për të marr me “grusht shteti” Partinë Demokratike.11 Dhjetori , dita e mbledhjes së Kuvendit të PD-së, është kurorëzimimi i 18 Brymerit të tij politik.

Por çfarë ofron z.Berisha për rrëzimin e z.Rama, në rast se del në krye të PD-së? Si do të mund të përmbysë përparësitë e PS-së? Cila është  strategjia, vizioni i tij për të sjellë të djathtën në pushtet? Prej v.1996,PS është partia më e madhe në Shqipëri, e organizuar dhe e disiplinuar më mirë  dhe më shumë nga PD-ja.Shoqëria shqiptare, ku mendësia dhe nostalgjia për Enver Hoxhën  dhe komunizmin është ende e forte , i siguron PS-së, pasardhëse direkte e  PPSH-së, mbështetje elektorale më të madhe, në raport me formacionet e tjerë politikë.

Me z.Rama në krye, një  lider “i fortë”,siç e duan shqiptarët, që gëzon  mbështetetje ndërkombëtare të qartë, mjete financiare të  bollshme për blerje dhe korruptim të zgjedhësve, të figurave publike me ndikim dhe të mediave,sikundër është provuar, fituesi i mandatit të tretë radhazi, z.Rama,  është aktualisht i pasfidueshëm .Përballë ka një opozitë të përçarë nga humbja e fundit, falë edhe  kontributit shumë energjik të z.Berisha,  sindikata inekzistente dhe një shoqëri civile të pastrukturuar. Këta faktorë  e bëjnë misionin e z.Berisha, të pamundur.

I zënë në befasi nga “non  grata” amerikane dhe vendimi i z.Basha, që e largoi nga grupi parlamentar i PD-së, misioni i vërtetë  i z. Berisha është lehtësimi i përballjes me SHBA-në, përmes daljes në krye të PD-së, që e vendos  në një pozicion  më të fortë nga i deputetit të pavarur, ku gjendet aktualisht. Z.  Berisha i ka harruar deklarimet publike për z.Tom Doshi dhe z.Vangjush Dako, që “nuk meritonin të ishin në postet publike, për shkak të deklarimit “non grata” nga qevria e SHBA-ve”.Lëvizja e tij është tërësisht e bazuar në motive personale, që dëmtojnë rëndë interesin e PD-së dhe atë publik. PD po përdoret prej tij si instrument për arritjen e këtij objektivi. Z.Berisha nuk ka  vizion  për të sjellë të djathtën në pushtet,veç atij të protestave , që ai nuk e beson edhe vetë. Por strategjia e protestave të dhunshme, që shoqëruan braktisjen e Kuvendit dhe zgjedhjet vendore të 30 Qershorit të v.2019, çuan jo në fitoren e pritshme të opozitës, por në humbjen e rëndë të 25 Prillit. Gjithashtu, u provua që ky aksion politik ishte vepër e tij.

Mungesa e vizionit për të ardhmen e PD-së është zëvëndësuar prej tij, me fyerje, shpifje, shantazhim me dosje të fshehta ,që nuk kursejnë askënd , që i shkon kundër, deri edhe deputetet femra të PD-së.Por sharjet, fyerjet, shantazhi, nuk janë argumente dhe nuk kanë të bëjnë me debatin konstruktiv, demokratik. Ato, veç dëshmojnë formimin politik autoritarist dhe mendësinë egocentriste të z.Berisha. Linçimi i kundërshtarit pa fakte dhe prova është  praktikë e vjetër e tij ,e suksesëshme në dukje, por që ia ka rrënuar keq reputacionin qytetar dhe politik. PD  dhe e djathta kanë nevojë për platforma dhe strategji, që i  japin zgjidhje sfidave të kohës, që krijojnë  mundësi reale për rotacionin e pushtetit dhe ecjen përpara të vendit.

Kriza në PD është edhe një mundësi e artë, që nuk duhet humbur, për demokratizimin e saj. Është  e vetmja rrugë e sigurt për ndarjen me Berishën dhe berishizmin,si praktikë dhe mendësi autoritariste, për rikonstruktimin e partisë mbi parimet e konservatorizmit europian, që mundësojnë krijimin e elitave të reja bazuar në meritën, përfaqsues të ndershëm dhe të përkushtuar të interesit  publik. Kompromiset jo parimore me z.Berisha, për interes të çastit, veç do të dëmtonin dhe acaronin edhe më shumë krizën e PD-së dhe të djathtës shqiptare, me pasoja afatgjata për fatet e PD-së dhe të Shqipërisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 03/12/2021 21:56

    Sa mire i dine keto sovjetiket keto pune. Nga njera ane thone se nuk eshte mire qe pa fakte e prova te lincohet kundershtari por kur kundershtari eshte ai qe duam,provat dhe faktet skane rendesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet