18% e popullatës pa ujë të pijshëm
Haxhinasto:Reforma nis në shtato

18% e popullatës pa ujë të pijshëm<br />Haxhinasto:Reforma nis në shtato
TIRANË - Pas shtatorit vendi nuk do të ketë më probleme me ujë. Ministri Edmond Haxhinasto ka premtuar se kjo do të realizohet falë reformës që po ndërmerr qeveria me mbështetjen e donatoreve.

“Reforma ka të bëjë edhe me investime të reja të cilat janë të parashikuara ne buxhet por vazhdimisht shtohen duke angazhuar edhe donatorë të tjerë”, - u shpreh Haxhinasto.

Sipas ministrit aktualisht 18% e popullsisë nuk furnizohet me ujë të pijshëm.

“Sasitë që ne prodhojmë sot 272 milion metra kub ujë janë të nevojshme edhe për ti shërbyer asaj pjese që nuk i shërbehet sot në Shqipëri. Ka keqmenaxhim, ka nivel shumë të lartë humbje, ka ndërhyrje të paligjshme dhe të gjitha këto gjëra do të synohen që të riparohen nga reforma. Përsa i takon çmimit nuk është rritja e çmimit rruga për të realizuar qëllimet e reformës”, - u shpreh ministri.

I pyetur nga gazetarët lidhur me mosfunksionimin e linjës së tragetit Shëngjin-Brindisi Haxhinasto tha:

“Aktualisht ministria është në procesin e vlerësimit pikërisht të këtyre shkeljeve që i ka bërë ky operator kontratës me portin e Shëngjinit. Nëqoftëse ligji nuk parashikon ndëshkime, penalizime, rregullime, reagime për mosrespektim të kontratave do ta plotësojmë legjislacionin do ta bëjmë atë si legjislacioni evropian që çdo operator që vjen në Shqipëri të mos mendojë që këtu është një treg pa rregulla por ti përmbahet deri në fund detyrimeve ligjore që kanë kontratat që nënshkruhen”, - tha ministri.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri