TIRANË - Gjyqtarja Kejda Meçi ka liruar 18 të arrestuarit e policisë për aktet e dhunës dhe molotovët drejt Kryeministrisë dhe xhamisë në protestën PD-së në 20 shkurt, mes tyre tre të mitur. 17 protestues u lanë në detyrim paraqitje dhe një, pa masë për shkak të problemeve mendore. Gjyqtarja Meçi vlerësoi 9 arrestime të ligjshme dhe 9 të paligjshme. Arrestimi i ligjshëm u konsiderua edhe për 2 nga 3 të miturit e arrestuar. Në gjendje të lirë po hetohen 28 të tjerë. Nën hetim edhe deputeti Klevis Balliu si firmëtar i kërkesës së protestës së dhunshme 3-orëshe të demokratëve, të cilën policia nuk e aprovoi.

Në 20 shkurt pas protestës që i ngjante një luftë guerrile, vetë kryetari Sali Berisha i shpalli “kryengritës të armatosur”.

Demokratët mohojnë se të miturit ishin pjesë e protestës. Sipas avokates Eda Grimçi, persona të tjerë u kanë futur të miturve molotovë në çantë. 

 "Personi që u ka futur molotovin u ka thënë që po t’i kapin të thonë jemi të paguar. Dhe nuk kanë bërë as 5 hapa dhe janë kapur nga policë civilë Kush e ka futur molotovin në çantën e tyre",- tha avokatja Eda Grimçi.

Të rinjtë janë filmuar mbushur molotovët në selinë e PD-së për t’i shpërndarë mes tyre.

Molotovët e 20 shkurtit nuk u kursyen as ndaj xhamisë së Namazgjasë, në kohën kur aty besimtarët myslimanë në muajin e Ramazanit, u detyruan të ndërpresin faljen e namazit, ndërsa të tjerë u bllokuan brenda xhamisë.

Më herët, pavarësisht akuzave të rënda gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Sokol Mara liroi edhe 21 të arrestuarit e protestës së PD-së në 10 shkurt, ku të përfshirë ishin 7 të mitur, mes tyre nipi i gazetarit Çim Peka, pronarit formal të Syri TV. Nga dhuna e 10 shkurtit u plagosën 16 efektivë.

Emrat e protestuesve të lënë lënë në 'detyrim paraqitje'