18 shkurti, Basha: Tubim paqësor
i tregojmë botës qytetarinë tonë

18 shkurti, Basha: Tubim paqësor<br />i tregojmë botës qytetarinë tonë
Nëpërmjet një proteste paqësore do t’i tregojë botës qytetarinë tonë në realizimin e objektivave të qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Kështu është shprehur kreu i PD Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët e njësisë 4 në kryeqytet, vetëm 2 ditë para protestës së 18 shkurtit. Basha ka vijuar takimet e tij në të gjithë Shqipërinë, në qendër të së cilave është thirrja për t’iu bashkuar protestës për të mposhtur arrogancën e pushtetit.
 
“Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm, një madhështi që vjen nga bashkimi i qytetarëve, por po kështu do të jetë një rast edhe për t’i treguar botës mbarë qytetarinë tonë, me një protestë paqësore,  demokratike, por të vendosur deri në realizimin e objektivave të qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh Basha.
 
Kryedemokrati është shprehur se kjo protestë është pjesë e axhendës së Shqipërisë të cilët do të bashkohen ditën e shtunë me vendosmëri e madhe për të mos e lejuar, sipas tij këtë të keqe të vazhdojë më.

Ai gjithashtu ka ritheksuar se shqiptarët e kanë treguar mjaft mirë se ç’do të thotë kur ata bëhen bashkë për një qëllim të përbashkët.
 
“Ata që i fryjnë tamtameve të frikës, janë ata që kanë frikë nga bashkimi qytetar, nga bashkimi popullor. Bashkimi i qytetarëve është ilaçi i vetëm i popujve të qytetëruar. Është ilaçi i vetëm për demokracinë e grabitur për ëndrrat e nëpërkëmbura, për shpresat dhe mundësinë që kanë vrarë çdo qytetar e në veçanti për rininë shqiptare”, deklaroi Basha. 

[gallery]21078[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)