
NATO ka ulur në shenjë respekti flamujt e Francës dhe Shqipërisë.
“Flamujt e Aleatëve tanë Shqipëria dhe Franca janë në gjysmë shtizë jashtë Selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali. – në Selinë e NATO-s”, shkruhet në Twitter-in e Aleancës.
Tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur Shqipërinë sot në orët e para të mëngjesit, ndërsa ka patur mjaftë viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale
Lajmi kryesor:
Partnerët krah Shqipërisë! Merkel vë në lëvizje emergjencat, Macron sjell ekipet e sigurisë, ndihma nga Italia, Greqia dhe BE











