Partnerët krah Shqipërisë! Merkel vë në lëvizje emergjencat, Macron sjell ekipet e sigurisë, ndihma nga Italia, Greqia dhe BE

TIRANE - Një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë goditi Shqipërinë mëngjesin e kësaj të marte, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Situata e rëndë e krijuar nga tërmeti, ka angazhuar jo vetëm autoritetet shqiptare, por edhe shumë kryetarë shtetesh kanë shprehur gatishmërinë e madje kanë nisur ndihma dhe ekipe emergjencash për operacionin e kërkim-shpëtimit.

Kryeministri Rama ka marrë mbështetje nga kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka aktivizuar emergjente gjermane. Kryeministri italian Giuseppe Conte, ai grek Kyriakos Mitsotakis, presidenti Macron dhe Erdogan, Vuçiç, kryeministri i Greqisë, i Bullgarisë, e shumë të tjerë kanë nisur ekipet e tyre të emergjencës drejt Shqipërisë.

Nuk kishte si të mungonte ndihma e Kosovës, kur që në orët e para të mëngjesit, u nisën dhe kanë mbërritur në vendet e prekura nga tërmeti forca të FSK, që po ndihmojnë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

"Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë"- njoftoi Rama.

Po ashtu, Bashkimi Europian dhe SHBA kanë shprehur solidaritet me popullin shqiptar, e ndërsa kanë theksuar gatishmërinë për të ndihmuar autoritet e Shqipërisë në përballimin e kësaj situate të vështirë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Arrin në Durrës anija me ndihma nga Italia


Arrin në Durrës anija nga Italia me ekipe dhe mjete të specializuara ne kerkim te mbijetuarve në ndihmë të shqiptarëve. "Pas goditjeve të tmerrshme, humbjeve njerëzore dhe dëmeve të mëdha vjen solidariteti i miqve Italiane. Sapo mbërriti nē portin e Durrësit anija e guardia Costiera italiane CP940 LUIGI DATTILO që po sjell ekipe dhe mjete të specializuara ne kerkim te mbijetuarve në ndihmë të Shqiptareve. Mire se vini miq italianë në kohë të vështira" thuhet në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare të Durrësit.

Ora 20:11
Të pajisur me mjete për kërkim nën rrënoja edhe gjatë natës, mbërrijnë nga Rumania 52 specialistë për katastrofa natyrore

Sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dy avionë Hercules të ushtrisë rumune, me 52 specialistë për situata katastrofash natyrore. Po kështu në Rinas kanë mbërritur dy avion me ndihma nga Turqia dhe Zvicra.

Specialistët e ardhur nga Rumania janë të pajisur me pajisje kërkimi nën rrënoja ndërtesash që do të bëjnë të mundur nxjerrjen e personave të tjerë që mund te jenë gjallë në Durrës e në Thumanë.

Në pritje të këtyre skuadrave kanë qenë përfaqësues të lartë të shtetit ku së bashku me Ambasadorin rumun Pirplea u kanë shpjeguar specialistëve situatën e rënë dhe domosdoshmërinë e vijimit të kërkimeve gjatë natës nën rrënoja.




 

Ora 20:05
Mbështetja pas tërmetit/ Në më pak se 18 orë mbërrijnë 192 personel i huaj, 27 qen gjurmues dhe 16 paleta me ndihma

Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë mori vëmendjen dhe solidarizimin absolut të rajonit, Bashkimit Europian dhe SHBA.

Kryeministri Rama gjatë ditës bëri me dije se kishte marrë mbështetjen absolute te vendeve të BE, duke filluar nga Merkel e Macron, kupola e BE, Greqia, Turqia, Kosova, Mali i Zi etj.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se deri në momentin që flasim (ora 19:30), në më pak se 18 orë, në mbështetje të institucioneve shqiptare nga miqte e huaj kanë mbërritur 192 personel i specializuar, 27 qen për identifikimin e të zhdukurve mes rrënojave dhe 16 paleta me ndihma.

Ndërkohë, puna për gjetjen e personave të zhdukur mes rrënojave vazhdon pa ndërprerje.

Ora 19:25
Tragjedia nga tërmeti, Presidenti francez: Jemi me Shqipërinë


Edhe presidenti francez Emanuel Macron është solidarizuar me tragjedinë që ka pllakosur Shqipërinë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që e goditi. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se drejt Shqipërisë janë nisur nga Parisi ekipe të sigurisë civile.

"Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit" shkruan ai.

Ora 18:39
Ministri i Jashtëm Grek takon Metën: Jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë me çfarë do lloj ndihme

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ministrin e Jashtëm grek Nikolaos Dendias, i cili u shpreh se Greqia do të ndihmojë në çdo lloj mënyrë Shqipërinë në këtë situatë të jashtëzakonshme.

"Ju falenderoj që më pritët, e di që janë çaste të vështira, kam ardhur këtu me kërkesë të kryeministrit për t'ju përcjellë ngushëllimet e popullit grek dhe për të ofruar ndihmesën tonë në ketë kohë nevoje. Fatkeqësisht Greqia ka një përvojë të gjatë nga tërmetet dhe ndërkaq dy ekipe të mbrojtjes dhe civil janë këtu për t'ju ndihmuar. Jemi gati t'ju ndihmojmë për çfarë do që të keni nevojë. Më lejoni t'ju shpreh ngushëllimet e popullit shqiptar", tha Dendias.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit tha se kjo është një situatë e jashtëzakonshme.

"Ky tërmet është mjaft tronditës dhe mjaft tragjik dhe ky rrezik do t'i shërbejë sensibilizimit të më tejshëm të BE që ta përballojmë këtë situatë ta jashtëzakonshme që të reduktojmë maksimalisht pasojat në humbje njerëzish, por edhe dëmeve materiale", përfundoi Meta.

Ora 17:24
Presidentja e Senatit të Italisë, Casellati shpreh solidaritet ndaj shqiptarëve

Presidentja e Senatit të Italisë, Casellati i shprehu sot dhimbjen dhe solidaritetin Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për humbjen e jetëve njerëzore nga tërmeti. 

“Senati italian dhe unë ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, të lënduarit, me të gjithë njerëzit që vuajnë si edhe me ekipet e shpëtimit të jetëve njerëzore. Në këto çaste të trishtuara rikonfirmojmë bashkëpunimin, solidaritetin dhe ndjenjat vëllazërore të popullit italian për popullin shqiptar", shkruan Presidentja e Senatit Italian Maria Elisabetta Alberti Casellati.

Ora 17:21
Viktima nga tërmeti në Shqipëri, NATO ul flamujt në gjysmë shtizë

NATO ka ulur në shenjë respekti flamujt e Francës dhe Shqipërisë.

“Flamujt e Aleatëve tanë Shqipëria dhe Franca janë në gjysmë shtizë jashtë Selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali. – në Selinë e NATO-s”, shkruhet në Twitter-in e Aleancës.

Tërmeti  i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur Shqipërinë sot në orët e para të mëngjesit, ndërsa ka patur mjaftë viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale

Ora 17:07
Ministri grek me origjinë shqiptare zbarkon në Tiranë pas tërmetit tragjik

1574784443_NikosDendias.jpg
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka ardhur në Shqipëri në një vizitë të paplanifikuar, vetëm për shkak të tërmetit tragjik që preku vendin tonë. Pasi zbriti në Rinas pasdite, ai në orën 17:00 do të takohet me Ilir Metën, ndërsa në mbrëmje me kryeministrin Rama do të vizitojnë një nga familjet e prekura në Durrës. Nikos Dendias është me origjinë të largët shqiptare nga Himara. Ministri grek ka lindur në Korfuz ndërsa prindërit e tij janë nga ishulli Paksos në detin Jon.

Ora 17:00
Rumania dërgon ekip shpëtimi, presidenti mesazh Metës: Jemi të trishtuar


Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis i dërgoi ditën e martë një mesazh ngushëllimi, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pas tragjedisë së trëmetit. “Me trishtim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar në vendin tuaj, me pasojë të humbjes të jetëve dhe qindra persona të lënduar.

Në këto momente të një sprove të vështirë për popullin shqiptar, doja të përcillja në emrin tim personal dhe të Rumanisë, ngushëllime familjeve të viktimave dhe urime për shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, shkruhet në mesazhin e Presidentit të Rumanisë. Rumania gjithashtu ka dërguar edhe një ekip kërkim-shpëtimi në zonat e prekura.

Ora 17:00
Emergjencat Civile greke dhe franceze mbërrijnë në Rinas në ndihmë të vendit tonë

Emergjencat Civile Greke dhe ato Franceze kanë zbritur në Rinas ditën e sotme pas goditjeve të fuqishme të tërmeteve që prekën vendin tonë.

“Kanë filluar të zbresin misionet e huaja të Emergjencave Civile të shteteve te huaja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Avion me grup ekspertësh të Emergjencave Civile Greke dhe avion me ekspertë të Sigurisë Civile Franceze, sapo janë ulur në pistë. 

TIA shpreh mirënjohjen për të gjithë njerëzit, punonjësit civilë, uniformat blu, Kosovën, të gjithë shqiptarë dhe të huaj që punojnë për të shpëtuar jetë”, ka njoftuar “Tirana International Airport”.

 TIA solidarizohet me dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe mbetet në dispozicion të tyre për çdo situatë.

“Fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen e madhe për jetët e humbura, por mbetet në dispozicion të çfarëdo ndihme, për të lehtësuar sadopak situatën.

Ndërsa operimet vazhdojnë normalisht, çdo pasagjer që ka nevojë shëndetësore në aeroport, është i lutur të kontaktojë në numrin e Njësisë së Ndihmës së Shpejtë të TIA-s 0696030480.

 Solidaritet më shumë se kurrë”, është thënë në njoftimin në faqen zyrtare të tyre. 

Ora 16:39
Maqedonia jep 100 mijë euro për Shqipërinë, sjell edhe 30 ekipe shpëtimi

1574782841_termeti.jpg
Maqedonia do ta ndihmojë Shqipërinë me 100 mijë euro. Gjithashtu qeveria e Shkupit ka dërguar në Shqipëri 30 ekipe profesionale që do të ndihmojnë për shpëtimin dhe dhënien e ndihmës së parë për qytetarët. Do të dërgohet edhe mekanizëm për largimin e mbetjeve nga shembjet.

Ora 16:37
Gazetari i njohur Italian, Roberto Saviano: Solidaritet me popullin shqiptar

Për tragjedinë e ndodhur në Shqipëri, si pasojë e tërmetit të sotëm, ka shprehur solidaritet me popullin shqiptar edhe gazetari i njohur Italian, Roberto Saviano.

Ai, nëpërmjet një statusi në FB, e ka shprehur solidaritetin duke publikuar flamurin shqiptar, si dhe ka shkruar: “Solidaritet me popullin shqiptar”
 

Ora 15:46
Isa Mustafa telefonon Ilir Metën: Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, bashkë me Shqipërinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherit Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  i ka telefonuar Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, për t’i shprehur dhembjen dhe solidarizimin me shtetin shqiptar pas tërmetit fatal.

Mustafa është shprehur se fizikisht është në Kosovë por me mendje e përjetime, është me Shqipërinë, njofton Klan Kosova.

”Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë një tragjedi të rëndë nga pasojat e tërmetit.

I telefonova Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta për ti shprehur dhembjen dhe solidarizimin tonë me shtetin shqiptar dhe me familjet e viktimave të kësaj fatëkeqësie. E urova që sa më shpejtë të tejkalohet kjo gjendje me sa më pak viktima njerëzore e materiale dhe për shërim sa më të shpejtë të vllezërve dhe motrave tona që morën lëndime në këtë fatëkeqësi.
Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri.

Ora 15:19
Vijojnë ndihmat nga Italia për Shqipërinë pas tragjedisë së tërmetit


Fregata patrulluese CP940 është nisur nga Porti i Brindisit për në drejtim të portit të Durrësit për të ardhur në ndihmë të autoriteteve shqiptare në operacionet e kërkimit shpëtimit që po vijojnë prej mëngjesit të sotëm.

Ora 14:30
Tërmeti tragjik/ Arrin në Rinas avioni me specialistët e mbrojtjes civile italiane


Mbërrin në aeroportin e Rinasit ekipi i specialistëve nga Mbrojtja Civile italiane, ndërsa janë nisur drejt Durrësit e Thumanës, që  janë zonat më të prekura nga tërmeti.

Ora 13:51
Kosova jep 500 mijë euro për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri


Kryeministri Ramush Haradinaj njoftoi se qeveria e Kosovës ka akorduar 500 mijë euro ndihma për tragjedinë në Shqipëri nga tërmeti. 

Ora 13:34
Ish-kryeministri grek mesazh në shqip për tragjedinë nga tërmeti: Jemi me ju


Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë në vendin tonë me një mesazh në shqip. “Në këto orë të vështira, mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar” shkruan ai.

Ora 13:21
Forcat e ushtrisë dhe policisë së Kosovës arrijnë për ndihmë në Durrës


Forcat e policisë dhe ushtrisë së Kosovës me skuadrat speciale kanë mbërritur në Durrës për t’u ardhur në ndihmë forcave të kërkim shpëtimit për të nxjerrë banorët që janë nën rrënoja.

Ora 13:10
Tërmeti tragjik, Soreca: Jemi pranë popullit shqiptar për të ofruar ndihmë

Pas tërmetit me magnitudë 6.3 dhe goditjeve të mëpasme që përfshinë Shqipërinë më 26 nëntor, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së u aktivizua me kërkesën e autoriteteve shqiptare. Bashkimi Evropian tashmë ka ndihmuar për mobilizimin e 3 ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, të cilët do të dislokohen në Shqipëri për t’i ndihmuar autoritetet shqiptare me operacionet e tyre të kërkimit dhe shpëtimit.

“Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga Italia, Greqia dhe Rumania tashmë janë rrugës. Veç kësaj, dëshiroj të falënderoj Hungarinë, Gjermaninë, Kroacinë, Francën, Estoninë, Republikën Çeke dhe Turqinë për ofertat e tyre të ndihmës përmes Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile. Mendimet e mia janë me viktimat dhe të gjithë njerëzit e prekur nga katastrofa", tha Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi këtë mëngjes: "Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti i sotëm. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. Delegacioni i BE-së është pranë popullit shqiptar dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë".

Më herët këtë mëngjes, Komisioneri Stylianides foli në telefon me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe riafirmoi solidaritetin dhe gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar. Është aktivizuar sistemi Kopernik për prodhimin e pamjeve satelitore të zonave të prekura dhe Qendra 24/7 e Koordinimit për Reagimin ndaj Emergjencave e Bashkimit Evropian është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe vazhdon të monitorojë situatën. Asete shtesë të BE-së janë në gatishmëri, nëse do të duhen. BE-ja gjithashtu do të dislokojë një Ekip të Mbrojtjes Civile për t’i ndihmuar autoritetet të koordinojnë reagimin dhe për të vlerësuar dëmet.

Ora 12:56
Një anije e Rojes Bregdetare Italiane u nis nga Brindisi me mjete dhe zjarrfikës për në Shqipëri

Një anije e Rojes Bregdetare Italiane u nis nga Brindisi me mjete dhe zjarrfikës për në Shqipëri

Këtë mëngjes nga porti i Brindisii u nisën zjarrfikësit e komandës provinciale të Lecce, Brindisi dhe Bari për në Durrës.

Një kolonë automjetesh u fut në anijen e rojes bregdetare Dattilo CP940.

Mbërritja në qytetin bregdetar do të jetë sot rreth mbrëmjes.

 

Ora 12:46
Rumania nis drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë të emergjencës civile


Qeveria rumune ka njoftuar se po nis drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë të emergjencës civile dhe furnizime për përballimin e situate shumë të vështirë që po kalon vendi ynë pas goditjeve të forta të tërmetit që shkaktoi disa viktima, shumë të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Ndihma në njerëz dhe mjete janë nisur ndërkohë edhe nga Italia, Bullgaria, Greqia dhe Serbia.

Ora 12:33
Tërmeti në Shqipëri, Presidenti Vuçiç urdhëron dërgimin e një skuadre zjarrfikësish

Pas telefonatës me kryeministrin Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar dërgimin e një brigade zjarrfikësish.

Kjo do të jetë sndihma e parë në eleminimin e pasojave të tërmetit të fuqishëm që Serbia i ka ofruar Shqipërisë.

Presidenti Aleksandër Vucic foli në sot në mëngjes në telefon kryeministrin Edi Rama pas goditjeve të forta të tërmeteve që goditën Shqipërinë dhe ofroi ndihmën e shtetit serb.

Ora 12:30
Kryeministri Italian Giuseppe Conte: Nga Italia po nisen njerëz dhe mjete drejt Shqipërisë

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka shkruan në Twitter se "Italia është afër mikut të popullit shqiptar, e goditur keq nga tërmeti. Në mëngjes bisedova me Kryeministrin Edi Rama dhe menjëherë morëm masa për të dërguar në Shqipëri njerëz dhe mjete të emergjencës”.

Ora 12:13
Tërmetet / Vittorio Sgarbi: Supet e maleve dhe supet e shqiptarëve nuk janë kërrusur kurrë

1574763944_bhyt.JPGTërmeti në Shqipëri me disa viktimave ka sjellë solidarizim nga shumë personalitet dhe kryetarë shtetesh, e së fundmi ka reaguar edhe Vittorio Sgarbi, një emër i njohur i skenës italiane, televizionit dhe komenteve.

Ai ka cituar një thënie shqiptare, duke shprehur solidaritet.

“Tërmeti në Shqipëri: Një proverb në vend thotë: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kurrusur kurrë». Që do të thotë: Mund ta rrëzosh një shqiptar aq sa mund të rrezosh një mal”. Jam idealisht afër popullit shqiptar” shkruan Sgarbi.

Ora 12:12
Tërmeti/ Sekretarja e Përgjithshme e KiE: Solidaritet dhe mbështetje për Shqipërinë

1574765073_8.jpg

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Marija Pejčinović Burić ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e saj për tërmetin e rënë në Shqipëri.

“Me keqardhje të thellë kam ndjekur zhvillimet tragjike pas tërmetit masiv që goditi Shqipërinë sot”, ka theksuar ajo në një reagim.

“Në emër të Këshillit të Europës dëshiroj t’u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve që humbën të afërmit e tyre si dhe personave të lënduar nga kjo tragjedi”, ka shtuar.

“Ju siguroj për solidaritetin dhe mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin e saj në këtë moment të vështirë”, është shprehur Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Marija Pejčinović Burić.

Ora 11:31
Forcat e Sigurisë së Kosovës mbërrijnë në Thumanë (VIDEO)

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mbërritur në Thumanë në ndihmë të autoriteteve shqiptare. 

Ora 10:56
Tërmeti/ Qeveria rumune nis dy avionë ushtarakë për operacionet e kërkim shpëtimit

1574754909_durres.jpg

Edhe Rumania ka ofruar ndihma, ku ka nisur dy avionë ushtarakë me ekip të specializuar dhe mjete të posaçme për operacionet e kërkim shpëtimit.

Pas tërmetit që ra mëngjesin e kësaj të marte në Shqipëri, ku kanë mbetur të vdekur disa persona, shumë shtete kanë ofruar ndihmë.

Ora 10:35
Tërmeti/ Ambasadori Zingraf: Gjermania mbështet fort Shqipërinë në këto orë të vështira

1574754755_tropikali.jpg

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf ka shprehur ngushëllim për viktimat nga tërmeti që ra mëngjesin e kësaj të marte në Shqipëri.

“Pas kësaj nate të tmerrshme mendimet e mia shkojnë pranë qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë. Shpreh hidhërimin tim për viktimat dhe shpresoj që të gjithë të lënduarit të shërohen së shpejti. Gjermania mbështet fort Shqipërinë në këto orë të vështira.”-shkruan ambasadori gjerman në vendin tonë.

Ora 10:33
Tërmeti me të vdekur/ SHBA: Jemi pranë miqve tanë në Shqipëri! Të gatshëm për ndihmë

1574755939_shtepiuraedajlanit.jpgShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur ngushëllim për të gjithë familjet shqiptare të prekura nga tërmeti që ra mëngjesin e ditës së sotme.

Përmes një reagim, Ambasada e SHBA shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë për të kaluar këtë situatë të rëndë.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.”-reagimi i SHBA.

Ora 10:03
Tërmeti me viktima në Shqipëri/ Merkel vë në lëvizje emergjencat gjermane, Zaev dhe Borisov të gashtëm për ndihmë

1574756428_termetiok.jpg

Shqipëria po përballet me një situatë të jashtëzakonshme pas tërmetit prej 6.4 ballë që ra mëngjesin e ditës së sotme, ku ka shkaktuar disa viktima.

Kanë qenë të shumtë kryetarë shtetesh që kanë nisur ndihma dhe ekipe shpëtimi drejt Shqipërisë, e ndërsa edhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë.

Ka qenë kreu i qeverisë, Rama ka njoftuar angazhimin e Gjermanisë, ndërsa edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, kanë shprehur gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës.

Ora 09:41
Tërmeti me viktima në Shqipëri, Mali i Zi dhe Serbia nisin skuadra emergjencash drejt vendit tonë

1574753682_rrenoja.jpg

Kryeministri Rama ka njoftuar se homologu i tij i Malit të Zi, Markoviç ka nisur një skuadrës speciale mbështetje për të dëmtuarit nga tërmeti i fortë që ra ditën e sotme.

Po ashtu, kryeministri Rama thotë se ka pasur një bisedë telefonike edhe me Presidentin e Serbisë, Vuçiç, i cili i ka komunikuar një se një skuadër mbështetëse specializuar në raste emergjencash është nisur drejt Shqipërisë.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 26/11/2019 22:17

    Dua vetem te them qe askush nuk te perkrahë si vellau yt Dardania po ndihmon sic i ka hije Lereni Italinë dhe Greqinë!

    Përgjigju
  • Koli: 26/11/2019 20:45

    Vetem Rusia dhe Serbia nuk kane ofruar ndihme. Dhe duke patur nje qender super te madhe per gjoja emergjenca ne Nish.

    Përgjigju
  • Viola: 26/11/2019 17:29

    Me dhemb shpirti per bashkatdhetaret e mi qe me bene ta filloj diten me lote Zoti qente prane e na ndimofte te perballojme kete tragjedi Te gjithe te ndihmojne nga sa mundemi Ku eshte peri I holle keputet , keshtu eshte gjithmone

    Përgjigju
  • Pyka: 26/11/2019 12:15

    Ngushellime familjeve......mjere kë zë ky fat i keq...sinqerisht!

    Përgjigju
  • Plaku: 26/11/2019 11:47

    Bravo Conte, Viva Italia!

    Përgjigju
  • Greku: 26/11/2019 11:17

    Greket jane vllezer dhe fqinj o plak. Ska pse i shan njeri. Por ky legeni qe edhe sot e perdor ngjarjen si triumf. "Merkel ka aktivizuar emergjencen"! Wtf. Shif emergjencen tate jo te botes o plehr

    Përgjigju
    • Arabi: 26/11/2019 11:55

      Gryoekët nuk janë vellezer me shqiptarët! Shqiptarët kanë lindur aty ku janë kurse gryoekët kanë ardhur nga Persia, janë persët që solli Dariusi dhe i biri i tij Kserksi.

  • Tomi: 26/11/2019 10:58

    ...ndonje legen te filloje te shaje greket ska sot?

    Përgjigju
    • Haradinaj: 26/11/2019 15:14

      Nuk shikoj ndonje koment të keq të kafshes. Pse kafsha ta paska fajin ty qe nuk ike në perendim por në lindje?

    • Tomi: 26/11/2019 12:01

      Do Zoti me kaq c'te them...edhe termeti na duheshe ne...Jo per gje po lexoje komentin e kafshes qe nuk ishte shfaqur akoma kur komentova une...per keta e kisha fjalen, u shfaqen te paret fare...skemi asnje shprese.

    • Fahrri: 26/11/2019 11:51

      O Tomi ore gërdallë e arave dhe ullinjve të grekut, nuk duam ndihme prej tyre. Boll që të kanë ndihmuar ty. Hahahahahah ! Injorant!

    • Aqif Kopertoni: 26/11/2019 11:32

      Legena ka gjithmon o Tom, kur flet me bythe e jo me goje vetem pordhe do nxjeresh.Ajde ishalla me kaq ky muhabet

  • Kafsha: 26/11/2019 09:44

    Vështrimin nga Italia e tutje, jo nga ana tjetër! Bravo Conte!

    Përgjigju
    • Plaku: 26/11/2019 11:47

      Shumë mirë e ke përcaktuar!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja