Një shqiptarë që jeton prej vitesh në Britaninë e Mdhe ëhstë dënuar me 18 vite brugim, pasi ai ka tentuar që të fuste në territorin e Mbretërisë së Bashkuar një sasi prej 60 kilogram lëndë narkotike.

Sipas informacioneve, Arjan Pasha i cili ju kishte thënë dedektivëve të Agjencisë britanike të Luftës kundër Krimit, NCA, se ai drejtonte një firmë sigurie që ofronte truproja për personalitete dhe VIP-a, është ndaluar nga oficerët e Forcës së Kufirit në prill të vitit 2014, në La Mansh, pasi një kontroll i bërë në makinën e tij “Mercedes” rezultoi se pjesë të makinës ishin konvertuar për të fshehur drogë. 

Pjesët e modifikuara të makinës ishin në vendin ku mbahet goma rezervë dhe poshtë makinës.

Sasia e drogës që iu sekuestrua shqiptarit, nëse do hidhej në treg do të fitoheshin prej saj 8 milion sterlina.
 
Trafikanti shqiptar kishte qenë në Spanjë dhe Amsterdam, përpara se të tentonte të kthehej në Britani, atje ku kishte marrë edhe sasinë e drogës që tentoi ta fuste në Britani.


RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)