Nëna qante me dënesë, ndërsa të atit i rridhnin lotët rrëke, edhe pse përpiqej ta mbante veten. Për afro tri orë, kanë parë djalin e tyre pa jetë nën gërmadhat e ish-Uzinës së Superfosfatit e s’kanë mundur ta ndihmojnë.
As t’i prekin pulsin, nëse zemra e tij rreh akoma apo jo. Mbi trupin e të riut herë herë binin copa betoni e hekurash, pasi fadroma që punonte për ta nxjerrë nga gërmadhat, lëshonte dhe të tilla. E saherë binte ndonjë e tillë, e ëma bërtiste dhe më fort. Ambulanca, mjekë, policë e të afërm të viktimës, kanë qëndruar mër më shumë se tri orë tek ish-Superfosfati i Laçit, ku adoleshenti kishte shkuar të nxirre bukën e gojës, por la kokën.
18-vjeçari Gjin Lleshi nga Shullazi, kishte shkuar në mëngjes të mblidhte hekura, të cilat më pas shiten për skrap. Por, duke rrëmuar në gërmadhat e “krenarisë së partisë”, muret janë shëmbur, duke e zënë poshtë të riun. Por, pranë tij nuk ndodhej askush, që të tentonte të paktën ta ndihmonte. Pas afro një ore, kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, se kanë parë trupin e një personi, i cili ndodhej poshtë gërmadhave.
Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar policia, mjekët e një ambulancë, si dhe pas pak, prindrit e tij. Por, për shkak të blloqeve të mëdha të betonit dhe hekurit, ndërhyrja ka qenë e pamundur. Në këto kushte, është dashur të lajmërohet një fadromë, e cila pas afro tri orësh, ka mundur të largojë sendet e ngurta e trupi pa jetë i të riut, është nisur drejt morgut.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit, mësohet se Gjin Lleshi, ka qenë duke punuar në gërmadhat e uzinës së Supërfosfatit të Laçit, teksa përpiqej të nxirrte skrap. Papritur është shëmbur një pjesë e ndërtesës, pas heqjes se hekurave mbajtës, duke zënë poshtë saj të riun, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policies, janë dashur rreth 3 orë për gjetjen e një takrafi, për largimin e inerteve dhe trarëve të ndërtesës që kishin zën poshtë 18-vjeçarin dhe që i kishin zën poshtë atë.
Sipas një të riu, që herëpashere nxjerr skrap në ndërtesat e Uzinës, Gjini kishte ditë që punonte në këto ambiente, duke nzjerrë skrap, për të mbajtur dy prindërit e tij dhe tri motrat, pasi nuk kishte ku punonte. “Edhe sot (dje), rreth orës 09.00, Gjini kishte ardhur në ambjenetet e uzinës, duke nisur punën. Ndërsa rojet nuk ishin në punë, ai është future, duke gjetur vëndet ku uzina ishte më e dëmtuar për të nxjerë edhe hekurat.
Vendi ku Gjini po punonte ishte i rrezikshëm, pasi kishte mbetur vetëm një pjesë e çatisë, e cila kishte edhe hekur. Nga dëshira për të nxjerrë shumë hekur, Gjini ka prerë një hekur të tendosur dhe që e mbante e për pasojë pjesa e çatisë ka rënë menjëherë dhe më pas edhe katër tratë të saj, duke e zënë atë poshtë”, ka treguar një i ri, i cili e njihte mirë vendin ku 18-vjeçari gjeti vdekjen.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com