ITALI-Gjykata ka dënuar me 18 vjet e 8 muaj burg italiani, Francesco Quinci, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij shqiptare dhe më pas ka fshehur trupin e Rajmonda Zefit. Ndërkaq gjykata ka vendosur se Quinci duhet të paguajë një detyrim prej 320 mijë eurosh për dy fëmijët.
Ngjarja për të cilën akuzohet ai ndodhi më 31 dhjetor të 2010, ndërsa disa ditë më vonë trupi i të resë shqiptare u gjet në një pyll në Massarosa një provincë e Luccas në Itali.
Pas hetimesh disa mujore si dhe seancave të vazhdueshme të pyetjeve, italiani pranoi vrasjen e bashkëshortes së tij shqiptare. Sipas hetimeve gjithcka duket se ka ndodhur pas një zënke mes çiftit, martesa e të cilëve prej kohësh kishte pasur probleme.
36 vjeçari Francesco Quinci denoncoi në polici zhdukjen e të shoqes, Rajmonda Zefi 30 vjeç, me të cilën kishte dy fëmijë të vegjël. Në dëshminë e tij para policisë 36 vjeçari deklaroi se Rajmonda kishte rënë nga shkallët duke përplasur kokën gjatë një sherri në shtëpi dhe se trupin e saj e kishte fshehur në një pyll në lokalitetin Colle dello Scopeti. Gjatë kërkimeve trupi i Zefit u gjet i mbështjellë me batanije në vendin që rrëfeu babai i fëmijëve të saj.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com