Lista/ 182 mln euro investime buxhetore në 4-mujor, PPP-të, zgjedhjet, rindërtimi dhe bujqësia më të financuarat

Lista/ 182 mln euro investime buxhetore në 4-mujor, PPP-të, zgjedhjet, rindërtimi dhe bujqësia më të financuarat

Foto ilustruese

Një listë e detajuar e Ministrisë së Financave, ku raportohet përdorimi i fondeve buxhetore për investime, tregon se procesi i zgjedhjeve, projektet e koncesioneve, rindërtimi i pasojave të tërmetit, programet e subvencioneve për bujqësinë nga programi IPARD i Bashkimit Europian ishin më të financuarat.

Tabela e investimeve me të dhëna të zgjeruara tregon se, në 4-mujorin e parë 2021 u shpenzuan rreth 22 miliardë lekë për investime kapitale ose rreth 22% e programit vjetor të investimeve me mbi 99 miliardë lekë.

Projekti më i financuar ishte identifikimi elektronik i zgjedhesve me rreth 1.8 miliardë lekë, ndërsa projekti i dytë më i financuar këtë 4-mujor që përkoi edhe me fushatën zgjedhore të 25 prillit ishin projektet e rindërtimit. Nga këto projekte, financimet më të mëdha shkuan për rindërtimin e banesave individuale me një shumë prej 1.2 miliardë lekësh.

Ndryshe nga tremujorët e tjerë, këtë vit qeveria ndau për fermerët rreth 10 milionë euro nga fondet e IPARD nëpërmjet dy projekteve. 973 milionë lekë u dhanë për përfituesit e programit IPARD II masa e tretë edhe pse këtë projekt nuk ishin programuar fonde këtë vit. Ndërsa 235 milionë lekë të tjera u dhënë nëpërmjet projektit IPARD masa 1.

Rrugët, më e financuara Qukës-Qafë- Plloçe

Në4-mujorin e parë nga projektet rrugore më i financuari ishte segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloçë me 705 milionë lekë me financimin e dy lotëve. Segmenti Kardhiq -Delvinë ishte i dyti më i financuari edhe këtë vit, duke marrë nga fondi i investimeve publike 528 milionë lekë në katër mujorin e parë 2021. Segmenti i Unazës së re nga pallati me Shigjeta deri të rreth-rrotullimi shqiponja u financua me 399 milionë lekë nga 400 milionë lekë që ishte programi vjetor. Punimet për ndërtimin e By Pasit të Vlorës u financuan me 309 milionë lekë, projekti për rehabilitimin e Lumit të Vlorës u financua me 295 milionë leke edhe pse për këtë vit nuk ishin programuar financime.

Koncesionet financohen me 10 mln euro

Rreth 5.5% e fondeve buxhetore që u përdorën për financimin e investimeve publike shkuan për financimin e kontratave koncensionare. Rreth 1,2 miliardë lekë, afërsisht 10 milionë euro u disbursuan për financimin e inceneratorëve, Rrugës së Arbrit dhe kompensimin e trafikut të munguar në Rrugën e Kombit.

Nga të dhënat e detajuara rruga e Arbrit mori 630 milionë lekë, ose rreth 50% të financimeve që shkuan për të gjitha koncesionet. 208 milionë lekë të tjera shkuan për financimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, përkatësisht me 188 dhe 40 milionë lekë. Rreth 3 milionë euro ose 369 milionë lekë u disbursuan për kompensimin e trafikut të munguar në Rrugën e Kombit. Koncensionari mori gjysmën e shumës vjetore të programuar prej 740 milionë lekësh./ Monitor

Lista e projekteve të financuara

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë