186 milion lekë shtesë, nis faza e
dytë e ndërtimit të ujësjellësit Kukës

186 milion lekë shtesë, nis faza e<br />dytë e ndërtimit të ujësjellësit Kukës
Nis faza e dytë e ndërtimit të ujësjellësit të Kukësit që do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Kukësit dhe 14 fshatra për rreth tij. Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve dhe kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu gjatë inspektimit të nisjes së punimeve dhe kantierit të ndërtimit.

Drejtori Ardian Alushi deklaroi se është një investim shumë i rëndësishëm, i cili ka pasur sagën e tij por ky investim do të zgjidhë çdo problematikë dhe do të sjellë ujë në rubinetet e çdo qytetari.

Ndërsa kryebashkiaku Bashkim Shehu duke vlerësuar fillimin e punimeve si moment të rëndësishëm për zgjidhjen e problemit të furnizimit të banorëve me ujë të pijshëm siguroi se pas zbatimit të këtij projekti do të vendosen matësat e rinj tek konsumatorët pasi kanë vite pa u zëvendësuar.

Vlera e këtij investimi kap shifrën e mbi 186 milion lekë të reja ndërsa afati i përfundimit të punimeve për fazën e dytë të ndërtimit është 12 muaj ku janë marrë parasysh çdo kërkesë e Bashkisë së Kukësit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës