Tirana do të ketë një tjetër parkim publik nëntokësor, i cili do të ndërtohet në hyrjen jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, pranë rrugës “Hiqmet Buzi”.
Projekti parashikon ndërtimin e dy kateve nëntokësore me 117 vende parkimi, ndërsa në sipërfaqe do të krijohen hapësira sportive dhe rekreative për qytetarët.
Sipas Bashkisë së Tiranës, ndërhyrja synon t'i japë zgjidhje një pjese të kërkesës në rritje për parkim, si pasojë e shtimit të numrit të banorëve dhe automjeteve në kryeqytet, duke përmirësuar njëkohësisht organizimin e hyrjes jugore të Parkut të Madh.
Parkimi do të shërbejë kryesisht për vizitorët e Liqenit Artificial, ndërsa projekti parashikon ruajtjen e hapësirave të gjelbra dhe publike të parkut.
Objekti do të pajiset me sisteme ventilimi, kamera monitorimi, kontroll aksesi dhe ndriçim modern.










Komente
Komento