RUSI- Mjekët kanë paralajmëruar se kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny i cili ndodhet në burg prej 17 janarit, dhe në grevë urie prej 19 ditësh, rrezikon të humb jetën, për shkak se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm.
Sipas analizave të fundit të gjakut, mjekët zbuluan se ai mund të pësoi arrest kardiak ose të humb veshkën në çdo moment.
Rreth 3 javë më parë, Navalny, ka filluar grevë urie, pasi sipas tij nuk ka marrë vëmendjen dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor për shkak se kishte dhimbje të forta në këmbë dhe kurriz.
Në një intervistë të zhvilluar për BBC, ambasadori rus i Britanisë së Madhe, Andrew Marr u shpreh se nuk do të lejohet që Navalny të vdes në burg.
Katër mjekë të ndryshëm përfshirë edhe mjeken personale, Anastasia Vasilyeva, u kanë shkruar zyrtarëve të burgut dhe kanë kërkuar leje për të parë urgjentisht, për kritikun e Kremlinit.
Lidhur me këtë ka reaguar Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas bënë thirrje që Navalny të marrë kujdes të menjëhershëm mjekësor, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron tha se fuqitë botërore duhet të marrin masat e duhura lidhur me këtë situatë.
Navalny ka probleme me ligjin rus që prej vitit 2014, kur është dënuar nga gjykata me kusht.
Dënimi më kusht u shndërrua në një burgim të vërtet në shkurt të këtij viti, pas kthimi të tij nga Gjermania, ku ai ishte duke marrë trajtimin mjekësor për helmim, ku edhe ra në koma.