Fluks pacientesh vihet re në spitalin e Beratit, ku rreth 30 persona paraqiten çdo dite në urgjence me simptoma të Covid-19.
Disa prej pacienteve shtrohen në repartin e infektivit i cili tashmë është i dedikuar plotësisht për pacientet me Covid-19.
Gazetari Artan Diko ka qenë sot në këtë repart, dhe ka intervistuar mjeken infeksioniste Valbona Papa.
Ajo shprehet se në dispozicion janë 19 shtretër ku mbahen paciente në stadin 1 dhe 2 të sëmundjes, ndërsa ata në gjendje të rëndë transportohen drejt Tiranës. Në këtë pavion një ditë më pare rezultoi e prekur edhe një infermiere, e cila tashmë është karantinuar në banesë.
"Spitali ka 19 shtretët të cilët funksionojnë për pacientë me stade të ndryshme të prekjes pulmonare nga COVID. Pra stadin e parë dhe të dytë dhe performancë të mirë dhe të temperaturës dhe të shenjave të tjera të zbutura dhe reanimimin e bëjnë këtu. Rastet e rënda i nisim në COVID 1, sipas udhëzimit të ministrisë", tha mjekja në Berat.