19-vjeçari shqiptar nga Kosova që
garon për Parlamentin e Zvicrës

19-vjeçari shqiptar nga Kosova që<br />garon për Parlamentin e Zvicrës
Një 19-vjeçar nga Kosova pritet që të garojë në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës. Bëhet fjalë për Veton Rasaj, i cili do të garojë për të qenë një prej deputetëve më të rinj në këtë vend.

Rasaj është lindur dhe rritur në Zvicër, ndërsa familja e tij është me origjinë nga Kosova. Suksesi i tij i parë në Zvicër është si kryetar i Forumit Rinor në kantonin e Sangalit të Partisë Demokristiane (CVP).

19-vjeçari në tetor të këtij viti do të nisë një sfidë të re dhe të guximshme, ku do të jetë kandidati i CVP-së për postin e deputetit të parlamentit të Zvicrës.

Për mediat kosovare ai është shprehur se ka disa vite që është anëtar i Forumit Rinor të CVP-së dhe kryetar i këtij subjekti. “Këtë vit partia më ka zgjedhur në mesin e 14 kandidatëve të kantonit tonë për të garuar për njërin prej 200 vendeve të parlamentit federal”, është shprehur Rasaj.

Ai është shprehur se nuk ka shumë njohuri për politikën në Kosovë, dhe nuk mendon se do të aktivizohet në politikën kosovare. Por, nuk përjashton idenë që të ndihmojë vendin e tij.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës