Në 190-vjetorin e lindjes Kostandin Kristoforidhit “Gjahu i malësorëvet” i shkruar në dy dialektet e shqipes, gegnisht dhe toskërisht, mund të lexohet online, njoftoi drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani gjatë promovimit të katër librave të gjuhëtarit dhe përkthyesit të shquar.
Në vitet 1865–1879, të vetmit libra shqip që kanë qarkulluar në Shqipëri, kanë qenë librat e Kristoforidhit, u shpreh profesor Xhevat Lloshi gjatë promovimit.
“Nga ana e vet Kristoforidhi mësoi, përvetësoi, kuptoi në mënyrë shumë serioze punën me gjuhën shqipe dhe me tekstet e përkthyera prej saj. Kur botua libri i Hahnit Kristoforidhi ishte në Durrës dhe ka lënë një shënim që studiuesi ka bërë kështu , por për fat të keq libri i tij është në gjuhën gjermane dhe nuk mund të jetë i dobishëm për popullin tonë. Më vonë në vitin 1867 përfaqësues të shoqërisë biblike kanë takuar konsullin Hahn në Greqi dhe e ka pyetur për Kristoforidhin dhe ai ka folur me fjalët më të mëdha”, tha Lloshi.
Katër librat e Kristoforidhit janë: “Krijesa & Të dalëtë”, në gegërisht, botimi i vitit 1872; “Psalmet” në dy dialektet të viteve 1868, 1872; “Pesë libra të Dhiatës së vjetër”, “Historia e Shkrimit të Shenjtë” në gegërisht e toskërisht, ku përfshihen dhe “Katër katekizmat” në toskërisht e gegërisht të viteve 1867 e 1872.
Profesor Emil Lafe në fjalën e tij ka falënderuar për përmbledhjen dhe dhe ribotimin e veprës profesor Xhevat Lloshin.
Për më shumë se dyzet vite profesor Xhevat Lloshi ka studiuar jetën dhe veprat e Kristoforidhit dhe i ka transkriptuar në alfabetin e sotëm.
Të gjithë studiuesit janë të mendimit se kjo është një punë e jashtëzakonshme që mundëson studimin bashkëkohor të këtyre dialekteve.
Për të nxjerrë në dritë vlerat gjuhësore të veprave të Kristoforidhit, Biblioteka Kombëtare në këtë 90-vjetor ka çelur edhe një ekspozitë nga arkiva e saj.
[gallery]22589[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO