199- vjetori i Pavarësisë së Greqisë, Gramoz Ruçi letër homologut grek: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme
Kostas Tassoulas dhe Gramoz Ruçi
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi falënderoi shtetin fqinj duke e konsideruar si një mike dhe partnere të ngushtë të vendit tonë. Kreu i Kuvendit ka theksuar se emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura miqësie midis të dy vendeve tona.
Letra e plotë:
“Greqia ka qenë dhe do të mbetet një vend fqinj, mik dhe partner i ngushtë i Shqipërisë, me të cilin na bashkon e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja si edhe vlerat e përbashkëta, të krijuara e të konsoliduara në përpjekjet e të dy vendeve tona për zhvillim, mirëqenie, paqe e stabilitet, në rajon e më gjerë.
Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme nga Greqia të rrugëtimit të saj europian, i cili u kurorëzua me vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjej rastin të falendëroj edhe njëherë për këtë mbështetje Parlamentin dhe Qeverinë e Greqisë si edhe Ju personalisht.
Greqia u ka dhënë mundësi qindra-mijra emigratëve shqiptarë të ndërtojnë në këtë vend punën dhe jetët e tyre, duke kontribuar si për rimëkëmbjen e familjeve dhe zhvillimin e atdheut të tyre, ashtu edhe në ekonominë dhe shoqërinë greke, për të cilën Shqipëria është mirënjohëse. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura miqësie midis të dy vendeve tona.
Dita e Pavarësisë së Greqisë festohet në një kohë kur vendet dhe qytetarët tanë si edhe të vendeve të tjera të botës po luftojnë për mbrojtjen e jetës kundër një armiku të rrezikshëm që kërcënon njerëzimin, koronavirusit Covid-19. Duke shprehur besimin dhe vendosmërinë se njerëzimi do ta fitojë këtë luftë të vështirë, përsëris edhe njëherë urimet e mia më të ngrohta për Ju, Parlamentin e Greqisë dhe popullin grek.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në letrën e urimit drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Greqisë, Kostas Tassoulas.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
NAN%
-
Jo
NAN%
-
Nuk e di
NAN%
Vota total: 0
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52