Antipastë trëndafil & Brusketa me proshutë të tymosur nga Tona

Përbërësit për brusketat:

  • Bukë bagete
  • Krem Tigullio
  • Proshutë e tymosur Coppa nga Tona

Përbërësit për ‘antipastën trëndafil’:

  • Mozarella
  • Borzilok
  • Proshutë e tymosur Coppa nga Tona
  • Kunja druri për antipasta

Përgatitja:

Bukën e thekni në furrë në një tepsi për gati 10 minuta sa të thekëriset, e lyejmë me kremin Tigullio dhe sipër i vendosim qafën e tymosur Coppa nga Tona. Për antipastën dekorative formojmë trendafila me qafën e tymosur nga Tona, i vendosim te shkopat për antipastë duke alternuar djathë mozzarella dhe gjethe borziloku.