Tasqebap

Përbërësit:

  • 500 g mish viçi
  • 2 kokrra qepë
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle miell Ola
  • 1/2 flxh çaji verë ose uthull Ponti me ujë
  • 2 gjethe dafinë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Spec i kuq pluhur
  • Piper i zi
  • Kripë
  • Domate ose salcë

Përgatitja:

Kaurdisim në tenxhere mishin sa të skuqet e të krijojë kore, me pas shtojmë qepët dhe i skuqim derisa të humbë lagështira. Shtojmë miellin, salcën, verën, dafinën, hudhrat, piperin e kuq dhe te zi, kripën dhe ujë sa të mbulohet mishi. E ziejmë ngadalë derisa mishi të zbutet edhe të mbetet me pak lëng.