TIRANE-Presidenti Ilir Meta këmbëngul që Kushtetuta nuk duhet të preket. Pak orë para mbledhjes së Këshillit Politik dhe kur na ndajnë dy ditë nga mbledhja e Kuvendit për votimin e ndryshimeve në ligjin themeltar, kreu i shtetit Ilir Meta shprehet se Kushtetuta duhet të ruhet.

Presidenti Meta ka cituar një shprehje të presidentit të 16-të në historinë e SHBA-së, Abraham Lincoln; "Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona".

Ilir Meta ashtu si opozita është pro hapjes së listave 100%, por pa ndërhyrë te formula e koalicioneve për t'i lënë sikur janë dhe jo një me një listë unike.