Në 15 ndeshjet e fundit në krye të Chelsea-s trajneri Graham Potter ka marrë vetëm 2 fitore. Një shifër katastrofike, duke patur parasysh se në merkaton e verës dhe atë të janarit klubi londinez ka harxhuar gati 650 milionë paund për t’u përforcuar.
Pavarësisht kësaj drejtuesit nuk janë nxitur të shkarkojnë trajnerin, i cili ka shokuar me intervistën e fundit të dhënë për ‘Daily Mirror’. Pyetjes se duket sikur atij nuk i bëhet vonë për rezultatet Potter është përgjigjur: “Pyetni familjën time për këtë. Disa tifozë më kanë thënë se më duan të vdekur sëbashku me fëmijët e mi”.
Një deklaratë shokuese që vjen pas disa emaileve shokuese që trajneri i Chelsea-s ka marrë. Shumë shpresojnë që të dielën Chelsea të fitojë kundër Tottenham në Premier League në atë që cilësohet si derbi i Londrës.