ANGLI - Premier League në Angli po zhvillon ndeshjet e dyta për sezonin e ri. Të shtunën Liverpooli barazoi vetëm në fund 2-2 kundër Nottingham, në barazim u ndanë edhe Bournemouth me Everton (1-1), ndërsa Hull City siguroi tri pikë pas fitores 0-1 në fushën e debutuesve të Coventryt.
Në Londër, Tottenhami paçka sa ka shpenzuar afro 400 milionë euro në këtë merkato verore, u mposht 0-2 nga Newcastle. As emrat si Tonali, Robertson, Fernandes apo Marmoush nuk mundën t'i jepnin një pikë ekipit të Roberto De Zerbit. Miqtë iu falën golave të Anthony Elangas dhe Yoane Wissa për të marrë fitoren e parë këtë sezon.
Këtë të diel në program janë katër ndeshje; Chelsea - Brighton, Leeds - Brentford, Sunderland - Fulham dhe Manchester United - Ipswich.
Premier League, raundi 2:
E shtunë, 29 gusht 2026
Liverpool 2-2 Nottingham
Bournemouth 1-1 Everton
Coventry 0-1 Hull City
Tottenham 0-2 Newcastle
E diel, 30 gusht 2026
15:00
Chelsea - Brighton
Leeds - Brentford
Sunderland - Fulham
17:30
Manchester United - Ipswich
Renditja:

Komente
Komento