Thurjet me grep/ E reja nga Durrësi mban gjallë traditën: Aktorja britanike më bleu veshjet! Historia e Ezmerinës në 'Një nga ne'

Durres- Punimet me grep nuk dalin kurrë nga moda nëse gjen formën për t’i risjellë në treg. Ezmerina Kasa ose Ina siç e njohin të gjithë në Durrës, shfrytëzoi dijet e marra në shkollë për të gërshetuar tradicionalen me modernen.

Këtë traditë të bukur e mësoi në moshën 8 vjeçare nga e ëma dhe gjyshja e saj dhe që prej asaj kohe nuk u ndal. Pasi punoi për disa vite në fasoneri, Ina vendosi që të bënte një shkëputje dhe të mendonte për profesionin e saj të jetës pasi mundi nuk po i vlerësohej.

Gjatë periudhës së reflektimit iu rikthye pasionit të fëmijërisë dhe ishte pikërisht ky momenti që kuptoi se kishte ardhur koha të hapte punishten e saj.

“Duke punuar për sipërmarrës të ndryshëm nuk po e gjeja veten. Mendova pse të mos bëj diçka ndryshe duke ndërmarrë të gjitha risqet dhe sakrificat që duheshin. Mendova të ndërthurja atizanatin me modernen. Të jem e sinqertë nuk e mendova që ky do të ishte profesioni im i jetës. Mendova ta bëja për një periudhë kohore që do më kthjellonte për të nisur diçka tjetër, por që aty kuptova që ishte ky pasioni i lidhur me punën që doja të ndërmerrja”, rrëfen Ina për emisionin “Një nga ne”.

Nuk kanë munguar as bashkëpunimet e frytshme me personazhe të njohur brenda dhe jashtë vendit.

“Fillimisht klientela ishte skeptike para 7 vitesh kur e hapa. Kam herë pas here klientelë të huaj. Disa prej veshjeve i kam realizuar gjatë sfilatës për “Mis Shqipërinë”. Ndër bashkëpunimet jashtë vendit mund të përmend aktoren dhe modelen Lucy Cates. Kishte dëshirë të merrte diçka të thurur me ngjyra dhe zgjodhi një set, një palë pantallona dhe një kanatjere të shkurtër. Një tjetër bashkëpunim i frytshëm ka qenë me ish-mis Sllovakinë”.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së