Më shumë se 2000 shqiptarë nga jugu i Serbisë planifikojnë të vijnë në Beograd të enjten me një flamur të kuq në ndeshjen midis Partizanit dhe Skënderbeut raporton media serbe "Novosti".

Sipas marrëveshjes, dy klubet kanë rënë dakord që tifozët të mos udhëtojnë në transfertë, por mediat lokale nga jugu presin ardhjen e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, Nishi dhe Vranja.

Policia ka marrë masa të mëdha sigurie për të parandaluar çdo incident që mund të shkaktojnë tifozët pasi klubi do të dëbohej nga Evropa.

Disa vjet më parë, shqiptarët përdorën dronin për të sjellë flamurin e "Shqipërisë së Madhe" në stadium në ndeshjen mes ekipit kombëtar të Serbisë dhe Shqipërisë. Serbia u gjobit për sendet e hedhura në fushë, flakadanët si dhe për sulmet fizike ndaj futbollistëve shqiptarë.

Ndeshja ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut do të zhvillohet të enjten në orën 19:00.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com