'2.5 mln lekë të vjetra për të bërë Tinën nuse', me lot në sy, babai i Martin Çeços rrëfen si mashtruan të birin! Nxjerr emra të tjerë për ekzekutimin e 26-vjeçarit

Me lot në sy dhe i dëshpëruar nga humbja e të birit në moshë të re për shkak të një krimi pasioni, Nevzat Çeço ka rrëfyer për gazetarin e Report Tv, Armand Braho momentet e fundit me 26-vjeçarin Martin Çeço, i cili u vra mbrëmjen e 12 qershorit.

'Molla e sherrit' ishte Martina Pajollari, e njohur si Tina, tashmë në pranga pasi ka konfirmuar para policisë se ka qenë e pranishme në vendin e krimit. I ati i Martin Çeços zhvendos vëmendjen tek persona të tjerë, jo tek 4 të arrestuarit që prej qershorit ndodhen pas hekurave. E gjitha nisi me dëshirën e familjes së Martinit për ta fejuar djalin me Martina Pajollarin, që në zonë e njohin Tina.

Ai ngre dyshimet se ngjarja është kryer nga ish kunati i Martinës (burri i motrës), së bashku me të tjerë pasi i kanë kërkuar 2.5 milionë lekë të vjetra 26-vjeçarit për mblesërinë me Tinën.

Ish burri i motrës së Tinës, i quajtur Xhoni Potka, kishte takuar në byrektore të atin dhe Martinin, të cilit i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse. Ndërkohë Nevzati tregon se ka takuar dhe motrën e Tinës, ish gruan e Xhoni Potkës para se të ndodhte biseda për mblesërinë sepse i kishte blerë një top djalit të Xhonit se po qante.

Për tu kthyer tek mblesëria e premtuar nga Xhoni, pas takimit në byrektore, ai i bllokoi numrin Martin Çeços dhe humbën komunikimin. Sipas të atit, e gjithë kjo situatë mërziti 26-vjeçarin. Në rrëfimin e tij tregon detaje nga takimi me Xhonin deri tek komunikimi i të birit me Tinën. Nevzat Çeço përmend edhe një tjetër, Erzatin, kushëri të Tinës që i kishte thënë se do të hynte si mblesë, por më vonë hoqi dorë, ndonëse i kishte marrë para. 

“Kjo i bënte vjersha në celular. Mua ma ha mendja që në këtë ka gisht më shumë ai që i ka marrë lekë djalit dhe një tjetër që ka hyrë në burg. Edhe ai Erzati i ka marrë para djalit. E kam dëgjuar unë, Xhonin e ka lënë e shoqja. Me këta ma ha mendja më shumë se i kanë marrë paratë. Tinën ky e patur kushërirë, Erzati hyri në mblesëri, nuk e bëri dot. Pastaj më tha të fus Xhonin, se me të atin e Xhonit kisha ngrënë e pirë unë. Hyra me djalin në byrektore, ky ishte atje. U ulëm atje, u njohëm, pimë dhe nga një birrë. Pas një jave takoj plakun dhe nusen e Xhonin me gjithë fëmijë. Ja shtruam atje, u hodh vjehrri i tha nuses, ka një djalë të mirë të urtë, t’ia bëjmë Tinën. Pastaj Xhoni i tha djalit, ta bëj unë por dua kaq lekë. 500 mijë mori ai i mblesës, 1 milionë Xhoni dhe 1 milionë shoku i Xhonit. Pastaj djali më tha që Xhoni me bllokoi, nuk foli më. Që në atë kohë, djali u mërzit. Kishte shkuar 2 herë për ta takuar, ky i kishte thënë “Ik p*rdhu se nuk më ke dhënë para. Që atë kohë, djali u mërzit", tha Nevzat Çeço.

Megjithatë tentativa për fejesë nëpërmjet mblesatarëve, lidhi dhe komunikimin ndërmjet të rinjve në telefon.

“Ky fliste shpesh, por kjo i bënte vjersha. I thoshte duhet të mendohesh mirë se bie në humnerë”, tha Nevzat Çeço.

Ndërsa për natën kur dyshohet se u ekzekutua, një telefonatë nga dikush i panjohur e ka nxjerrë Martinin nga banesa, siç deklaron dhe vetë ati i tij, por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze.

 “Të nesërmen në mëngjes e mori në telefon, nuk e di a ishte Tina, por zë femre ishte. Edhe në mbrëmje, zë femre ishte. Nëse e bëri këtë punë, si ka mundësi që e merrte në telefon të nesërmen”, tregon Nevzati.

Po atë natë, kishte dalë vetë të kontrollonte për të birin, madje i kishte shkuar në mendje menjëherë rezervuari por se kishte gjetur. Atij i bën përshtypje se si u gjet në të njëjtin vend pas 3 ditësh nga policia.   

 “Jashtë isha atë natë dhe unë. Sapo kontrollova, shkova nga rezervuari, as zhurmë, asgjë. Si ka mundësi? Asgjë nuk pashë. Derisa u gdhi, jashtë isha”, tha Nevzat Çeço.

Ndonëse babai nxjerr emra të rinj për vrasjen, hetimet e thelluara treguan se 18 vjeçarja Martina Pajollari ka pasur rol në vrasjen e të riut, i cili donte të fejohej me të. Dyshimet e para thonë se Tina Pajollari, ka qenë personi që ka nxjerrë në pritë Martin Çeçon mbrëmjen që u ekzekutua.

Nga dëshminë e saj ka pranuar se ishte e pranishme në vendin e krimit, por më pas para mediave e ka mohuar duke thënë se është ndjerë nën presionin e policisë. Të dyshuar për vrasjen që tashmë ndodhen pas hekurave janë Valter Mollaj  i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo.

Dëshmia e saj  në polici se ka qenë në vendin e krimit ku u ekzekutua Martin Çeço dhe u inskenua si vetëvrasje është mbështetur dhe nga Blenti Angjo.  Pista e hetimit lidhet vetëm me vrasjen për shkaqe xhelozie, pasi paraprakisht dyshohet se vajza ka pasur lidhje dashurie me 43 vjeçarin Valter Mollaj, i martuar.  Fakti që të rinjtë flisnin shpesh me njëri tjetrin zemëroi Valter Mollajn, i cili planifikoi vrasjen e të 26 vjeçarit.   

Si ndodhi vrasja

Mbrëmjen e 12 qershorit, Valter Mollaj kishte njoftuar kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe kishte marrë bariun Blenti Angjo për tu nisur nga fshati Marjan në një destinacion të panjohur. Pasi ata arritën në fshatin Kolanec, morën në vendin e parë të ndjerin dhe u drejtuan drejt rezervuarit 4 km larg fshatit në një terren të vështirë malor. Vetë Valter Mollaj i hodhi litarin në fyt të riut Martin Çeço dhe pasi u sigurua që ai humbi jetën, e hodhi në rezervuar duke lënë pandoflat jashtë, për ta inskenuar si vetëvrasje.

Mbetet mister kush e telefonoi Martin Çeçon, i cili doli nga banesa rreth orës 22:00 për të mos u kthyer më. Autorët e dyshuar Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj nuk kanë pranuar asnjë fakt përpara gjykatës mbi ngjarjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Misteri i vrasjes së Martin Çeços! Pse ndryshonte dëshmia e Tina Pajollarit dhe pse Nevzat Çeço nuk përmend emrat e autorëve të dyshuar të arrestuar?

1665770247_1655835290MartinaPajollarin.jpg

Vrasja e Martin Çeços në Kolanec mbetet përsëri një mister me shumë pikëpyetje. I larguar nga banesa mbrëmjen e datës 12 Qershor 2022, rreth orës 22:00 dhe i raportuar i humbur në polici në  datën 15 Qershor 2022 nga motra e tij, duket se ende mbart shumë paqartësi dhe ngatërresa.

Nga informacione dhe deklarime bëhet e ditur se u ekzekutua nga Valter Mollaj, banues në fshatin Marjan, i cili paraprakisht thuhej se kishte dalë nga banesa për t’ju drejtuar fshatit Kolanec me mjetin e tij tip foristradë, së bashku me kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe bariun e punësuar Blenti Angjo.

Dyshohet se lidhja jashtëmartesore e Valter Mollajt me Martina Pajollarin është shkak për vrasjen e 26 vjeçarit. Në atë kohë dy të rinjtë kanë pasur komunikim në rrjete sociale me njëri tjetrin, siç bëhet e ditur, për herë të parë pas pesë muajsh del pika e lidhjes ndërmjet Tinës dhe Martinit. Xhoni Potka dhe ish gruaja e tij Bora me të atin e Martinit (Nevzat Çeçon), janë takuar në një lokal ku kanë diskutuar për mblesërinë e cila deri në këtë moment kishte kushtuar 250.000 lekë të rinj (pagesë për mblesatarët), fakt që e përmend dhe Nevzat Çeço në intervistë.

Kjo tentativë për fejesë nëpërmjet mblesatarëve, lidhi dhe komunikimin ndërmjet të rinjve në telefon. Ata flisnin shpesh me njëri tjetrin dhe ky fakt zemëroi Valter Mollajn, i cili planifikoi vrasjen e të 26 vjeçarit. Por së pari me telefonata të ndryshme Valteri kërcënonte Martinin se do ta vriste, fakt të cilin konfirmojnë dhe familjarët e tij, deri në datën 12 Qershor kur ndërmorri aktin.

Sipas deklarimeve të bariut Blenti Angjo, të cilat u bënë publike nga avokati i caktuar kryesisht Lorik Zeqo ditën kur u dha masa e sigurisë, Valteri kishte njoftuar kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe kishte marrë bariun Blenti Angjo për tu nisur në një destinacion të panjohur. Pasi ata arritën në fshatin Kolanec, morën në vendin e parë të ndjerin dhe u drejtuan drejt rezervuarit 4 km larg fshatit në një terren të vështirë malor, aty zbritën dhe vetë Valter Mollaj i hodhi litarin në fyt të riut Martin Çeço dhe pasi u sigurua që ai humbi jetën e hodhi në rezervuar duke lënë pandoflat jashtë, për ta inskenuar si vetëvrasje. Por në asnjë moment nuk rezulton fakti si ka dalë nga banesa Martini, ose thënë ndryshe kush e ka thirrur.

Së pari rasti është njohur nga policia nëpërmjet deklarimeve të 18 vjeçares, e cila ka pohuar praninë e lidhjes dhe ka qenë në të njëjtën vijë me deklaratën e bariut, i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Disa herë Martina Pajollari ka deklaruar fakte të ndryshme para organeve gjatë 5 muajve, deri në momentin që konfirmoj dhe prezencën e saj në vendngjarje në momentin që ka ndodhur krimi. Gjithashtu ajo ka dhënë dhe detaje të ngjarjes që ka ndodhur. Por edhe pse në të gjitha rastet ajo përputhej me deklarimet e Blenti Angjos, në daljet publike të cilat ajo i ka pasur, ka pretenduar se këto fakte i ka pranuar pas presionit të policisë gjatë pyetjeve. Mbi 4 herë është pyetur 18 vjeçarja dhe ka pranuar që natën e krimit ka qënë në mjetin, në të cilin udhëtoi për hërë të fundit Martini. Së fundmi nga policia ajo është dërguar dhe në vendngjarje ku ka konfirmuar intinerarin e ndjekur natën e 12 Qershorit 2022.

Nevzat Çeço konfirmon që në momentin kur i biri doli nga banesa, komunikoi me një femër në celular dhe u largua menjëherë për të mos u kthyer më. Dyshime që Martina Pajollari mund të ketë qenë në vendngjarje për të tërhequr nga banesa viktimën, i ka shprehur dhe e motra e Martinit në daljet publike.

Autorët e dyshuar Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj nuk kanë pranuar asnjë fakt përpara gjykatës mbi ngjarjen, e gjithë kronologjia është ngritur vetëm mbi dëshmitë e Tinës dhe dy dëshmitë bariut Angjo, të cilat përputhen plotësisht.

Por ende nuk dihet arsyeja pse Tina Pajollari pasi largohej nga policia, deklaronte se dëshmia e saj është e inponuar nga kjo e fundit. Gjithashtu dhe i ati i viktimës në asnjë moment të deklaratës për mediat nuk guxoi të përmendi kushërinjtë Mollaj, që tashmë prej 5 muajsh gjenden në qelitë e Burgut të Peqinit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe