Jetoi në Afganistan për disa vite, aktivistja: Situata e gruas nën sundimin e talebanëve, e rëndë! Debati për strehimin, absurd! Janë njerëz që punuan me ne dhe tani i rrezikohet jeta

Situata e gruas në Afganistan është e problematike dhe kjo prite të rëndohet edhe më shumë me ardhje e talebanëve në pushtet. Kështu u shpreh Irma Gjinaj, aktivist e shqiptare e cila ka qenë në 2 misione në Afganistan, si pjesë e projekteve humanitare ndërkombëtare.

Në një intervistë për 'Report Tv', ndërsa foli nga perspektiva e një gruaja që ka jetuar me popullin afgan dhe veçanërisht ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me gratë afgane, Gjinaj u shpreh me keqardhje se talebanët do të ndalojnë tashmë edhe atë ndryshim që u bë në vend përgjatë këtyre viteve.

"Situata e gruas ka qenë problematike.  Një nga arsyet ka qenë sundimi i talebanëve, ku ishte ndaluar muzika, sporti, arti, gratë nuk mund të dilnin në rrugë të pashoqëruara, të dilnin me fytyra të zbuluara, nuk mund të punonin të shkonin në shkollë. Situata e gruas ka qenë shumë e rëndë dhe unë mendoj se do të bëhet edhe më e rëndë tani edhe pse Talebanët dalin me deklarata që do jetë ndryshe. Shikoje vajze që mbaruan universitetin, punuan si gazetare, mësuan gjuhë të huaja, ishin bërë aktiviste, punonin për organizata ndërkombëtare, filluan të bënin një jetë normale. Kishte një shpresë të vazhdueshme të popullsisë që gjërat do ndryshonin, qe Afganistani do të bëhej një vend i sigurt ku gratë dhe burrat të kishin të drejta të barabarta", theksoi Gjinaj.

Debatin për strehimin e afganëve në vendin tonë, Gjonaj e quajti absurd, ku tha se personat që do të vijnë janë njerëz që kanë punuar me ta, me SHBA e me NATO-n. Ajo shtoi se këtyre personave i rrezikohet jeta në Afganistan dhe se talebanët kanë filluar të kërkojnë ifnormacione, duke theksuar se është e indinjuar me shtetet që nuk pranuan t'i strehonin ata.

"Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë, mospranimi i refugjatëve afganë në këto momente, dhe janë persona që e kanë vdekjen e paralajmëruan se kanë qenë bashkëpunëtorë të NATO-s. Unë komunikoj me kolegët atje dhe talebanët kanë filluar të trokasin dyerve të shtëpive duke kërkuar informacione për personat që kanë bashkëpunuar me 'pushtuesin' siç e quajnë ata. E kanë shumë të vështirë të mbërrijnë në aeroport dhe jeta e tyre është në rrezik. Po ikin për të shpëtuar jetën dhe diskutimi t'i marrim apo jo nuk qëndron. Personat që evakuohen janë ata që ose kanë një kombësi të huaj apo kanë punuar me ne. Refugjatët që ne po presim janë të gjithë ata që kanë punuar me ne për vite dhe që na kanë mbrojtur jetën dhe është absurde të mendosh që pas kaq vitesh punë të largohen të gjithë dhe ata të qëndrojnë aty dhe të vënë jetën në rrezik. Të gjithë ata që do vijnë janë të kontrolluar, dihet se kush janë.  Unë nuk shikoj probleme në integrim, janë të shkolluar, kanë punuar me të huaj dhe e dinë shumë mirë mentalitetin", shtoi aktivistja.

Gjinaj u shpreh madje se populli afgan ka edhe ngjashmëri me traditat tona, duke përmendur mikpritjen apo mirësjelljen.

"Nuk shikoj rrezik me ardhjen e afganëve. Ne me afganët kemi dhe ngjashmëri sa i përket mikpritjes, ushqimit, mirësjellja apo edhe përshëndetjet që  kemi të përbashkëta. Më vjen keq dhe jam e indinjuar me ato vende që nuk kanë pranuar të strehojnë afganët", deklaroi ajo.

Sipas aktivistes, rikthimi i talebanëve në pushtet, ka vrarë shpresën e afganëve, ndërsa theksoi se as ajo, por as vet ëpopulli i afganistanit, nuk prisnin që ata të merrnin kq shpejtë në dorë vendin. Për Gjinajn talebanët janë terroristë që nuk kanë për të ndryshuar, pavarësisht deklaratave të tyre për 'paqe'.

"Afganistani është në vend me histori shumë të komplikuar ku gjenerata të tëra kanë lindur dhe kanë jetuar në luftë. Afganët e dinë mirë se si janë talebanët. Situata në Afganistan nuk ka qenë kurrë e qetë, ka patur sulme kamikaze. Ne kishim kontakte me popullin, punonim me gratë afgane në periferi të Heratit. Popullsia në zonat rurale është shumë e izoluar dhe situata e gruas në Afganistan ka qenë gjithmonë shumë e vështirë. Nuk e mendoja kurrë se talebanët do të riktheheshin në një kohë kaq të shkurtër në qytet. Kishte zona ku talebanët bënin sulme të vazhdueshme, por asnjë, as afganët nuk e prisnin që ata të merrnin pushtetin kaq shpejtë. Talebanët nuk kanë ndryshuar absolutisht, at apo përpiqen që të mos e tregojnë politikën e tyre ashtu siç ajo ka qenë dhe është. Uroj të shtyhet data e afatit të evakuimit, por pas përfundimit të afatit e gjithë bota do ta shohë fytyrën e talebanëve, ata janë terroristë. Këto 20 vite, kishte një shpresë se gjërat do të ndryshonin dhe ndryshuan shumë për një pjesë të madhe të popullsisë. Afganistanit i ka humbur shpresa, e them me dhimbje të madhe", u shpreh Gjinaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'