2 PD-të rrezikojnë mos regjistrimin në zgjedhje, Balla: I përket KQZ të vendosë! Të respektojnë vendimin e gjykatave

FIER- Për socialistët, çështja e regjistrimit të PD-së në zgjedhje, i përket vetëm KQZ-së.

Nga Mallakastra, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se çdo vendim i gjykatës së zgjedhjeve duhet të respektohet.

“Kjo është një çështje që i përket KQZ-së dhe ne aktorët politikë duhet të respektojmë çdo vendim të këtij institucioni të pavarur. Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimet e Gjykatave dhe në rastin e zgjedhjeve, Gjykata e zgjedhjeve është KQZ-ja dhe Komisioni i Apelimit. Në këtë këndvështrim mendoj që të gjithë janë të qartë dhe të gjithë duhet të respektojnë vendimet”, tha Balla. 

Gjithashtu Balla nga Mallakastra është ndalur edhe tek kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, për të cilin ende nuk ka një emër, por prezantoi prioritetet e tij.

“Me Mallakastrën janë përmbyllur takimet e 6 Asambleve të zgjeruara të gjashtë Bashkive të qarkut Fier, duke përmbyllur kështu dhe listën e kandidtatëve tanë për Këshillat Bashkiakë. Përsa i përket kandidatit, edhe kjo çështje është më e qartë se anjëherë tjetër. Ne kemi bërë një sondazh i cili na bën të kuptojmë që Partia Socialiste do të ketë një fitore të thellë në Bashkinë Mallakastër, për shkak se puna e bërë në katër vitet e fundit në këtë bashki na jep mundësinë që të kemi arsye të forta për të kërkuar votën tonë, votën për kandidatin tonë për kryetar bashkie, por edhe votën për listën tonë të këshillit bashkiak, sepse është shumë e rëndësishme që edhe në parlamentin vendor të Bashkisë ne të kemi një mbështetje për të çuar përpara projekte shumë të rëndësishme.  E vërteta është që punët që kanë nisur në këtë bashki janë punë të cilat duhen vazhduar. Këtu nga Mallakastra dua të konfirmoj atë që duket qartë, diferencën e madhe dhe rezultatin e pritshëm të një fitoreje të Partisë Socialiste edhe në bashkinë Mallakastër, sikurse në të gjitha bashkitë e tjera të qarku”, përfundoi Balla.

KQZ do presë deri në mesnatë deklaratën solemne të Lulzim Bashës për të regjistruar PD në zgjedhje. Grupimi Alibeaj thotë se nuk do japë asnjë dokument shtesë dhe i kërkon Celibashit të regjistrojë pa vonesa partinë, ndërsa Berisha që s’u njoh kryetar e ankimoi vendimin në KAS.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 11/03/2023 19:41

    Taulant Daçiçi shqipfolës, fashist rusoserb i shitur këmb e kokë .! Tradhtarët shqipfolës të kombit duhet të burgosen duke filluar nga tradhtari shqipfolës Edvin shkjau …!

    Përgjigju
    • e drejta: 13/03/2023 09:56

      TI VETEM ARBER NUK JE ,,, ndyresire

  • titi: 11/03/2023 18:38

    ishalla iken saliu

    Përgjigju
  • Soni: 11/03/2023 17:30

    kot qe do hy pd ne zgjedhje se prap me humbje do dali

    Përgjigju
  • Roni: 11/03/2023 16:39

    Hyni per te humbur prape

    Përgjigju
  • Goni: 11/03/2023 16:08

    Sjua japim voten juve dhe po te jeni pjes o kriminela

    Përgjigju
  • Joni: 11/03/2023 16:08

    Kot edhe po te jeni pjes sdo fitoni gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë