Dokumenti/ KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ankimon në KAS vendimin: Jam kryetari i Partisë, Basha është dorëhequr

Dokumenti/ KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ankimon në KAS vendimin: Jam kryetari i Partisë, Basha është dorëhequr

Sali Berisha dhe Ilirian Celibashi

Sali Berisha ka ankimuar për në KAS vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos e njohur si drejtue të Partisë Demokratike dhe duke mos e regjistruar në zgjedhje. Në argumentimin e anikimit, Berisha i cili firmos si kryetar i Partisë Demokratike shkruan se të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponim provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se PD e përfaqësuar me kryetar z. Sali Berisha duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor nga KQZ.

Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t'u regjistruar në zgjedhje, Ilirjan Celibashi vendosi të mos e pranojë Rithemelimin pasi Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha.

Në argumentim Berisha thotë se KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, ku fatkeqësisht në regjistër vijon të mbeten të dhëna të pasakta dhe të vjetëruara. 

"KQZ duhet t'a lexojë dhe interpretojë Kodin Zgjedhor në tërësinë e tij, pa i analizuar të veçuar dispozitat e ndryshme të Kodit. Konkretisht, për përcaktimin e kryetarit të një Partie Politike KQZ nuk mundet që informacion t'a bazojë vetëm dhe ekskluzivisht nga regjistri i partive politike (Neni 64 i Kodit Zgjedhor), duke injoruar faktet e njohura botërisht të cilat kanë forcën e provës sipas vetë Nenit 139, pika e Kodit Zgjedhor, Referuar kesaj dispozite të Kodit Zgjedhor, përcaktohet shumë qartë se: "Për faktet, të cilat janë të njohura botërisht, si dhe për ato fakte, të cilat janë të ditura per KQZ-në, për shkak të funksioneve të saj, nuk nevojitet verifikim. E zbatuar në rastin konkret rreth problematikës së pasqyrimit të emrit të Kryetarit të PD në regjistrin e partive politike, për të zgjidhur drejt çështjen e regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor, KQZ kishte detyrimin që të merrte në konsideratë edhe faktet e njohura botërisht, siç janë konkretisht: (i) Shkarkimi i Lulzim Bashës nga anëtarësia e PD në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 dhe e konfirmuar me Referendumin e datës 18 Dhjetor 2021: (ii) Dorëheqjen publike të Lulzim Bashës në date 21.03.2022: si dhe (iii) Zgjedhjen e Sali Berishës si Kryetar i PD pas referendumit të anëtarësisë në Maj 2022. 4. Nisur nga sa më sipër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të merrte në shyrtim fare kërkesën për regjistrim të paraqitur nga përfaqësuesit e ish-Kryetarit të PD Lulzim Basha, për sa kohë janë fakte të njohur botërisht se Basha është shkarkuar nga anëtarësia e PD si dhe gjithashtu është fakt i njohur botërisht që në datë 21 Mars 2022 ky i fundit ka dhënë dorëheqjen publike nga funksioni që vijonte të mbante padrejtësisht. Në dosjen e regjistruar në KQZ në datë 05.03.2023, PD ka paraqitur edhe vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021, ku një nga vendimet është edhe shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha. Po ashtu, është fakt i njohur botërisht se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen me vullnet të lirë në 21 Mars 2021, pas disfatës së tij elektorale në zgjedhjet e pjesshme vendore", argumentohet në ankimin e Berishës. 

Për Berishën për sa kohë lajmi i dorëheqjes së Lulzim Bashës ka qënë publik, i transmetuar gjerësisht nga mediat vendase dhe të huaja, gjykojmë se edhe KQZ mund të kishte marrë dijeni lidhur me këtë fakt të njohur botërisht edhe për shkak të funioneve të saj në organizimin e proceseve zgjedhore të subjekteve apo partive politike.

"Nëse trajtojmë vetëm dorëheqjen, vlen të theksohet se Kushtetuta dhe ligji e njohin dorëheqjen si mekanizëm kryesor për përfundimin e parakohshëm të një mandati kushtetues (resident, depicti kryeministri, etj) apo ligjor. Kur jepet dorëhoqia nuk ka diskutim sepse është akt individual vullneti Pasoja është përfundimi i menjehershëm i mandatit. Per t'u rikthyer në mandat duhet që personi të rizgjidhet apo riemerohet Statuti i PD ka te njejtat parashikime: Kur nje kryetar dorëhiqet, duher zgjedhur një i ri Në periudhën e ndërmjetme. Keshilli Kombetar duhet te zgjedhë një nga nenkryetaret qe te ushtroje përkohësisht detyren e kryetarit deri sa te zgjidhet i riu (jo deri sa te zgjohet i vjetri)", vijon ankimi. 

KQZ nuk ka regjitruar asnjë prej palëve në Partinë Demokratike. Pala e Alibeaj nuk është pranuar për shkak të mungesës së dokumentacionit. 

 

(Kliko ketu) Dokumentacioni i plote

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Bishe!: 11/03/2023 14:29

    Ti je kokrra e legenit o kriminel, Shko ne te Sheqeres se kretar nuk behesh me. Kryek*r po je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë