Dy efektivë të tjerë të policisë së Vlorës, si edhe disa persona të tjerë nga fisi i trafikantëve dyshohet se janë të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës me avion që nisej nga Sevasteri i Vlorës dhe përfundonte në Rimini të Italisë. Burime nga policia, bënë me dije se dy efektivët (identiteti i të cilëve nuk bëhen me dije për çështje hetimore) dyshohet se kanë ndihmuar grupin e trafikut ndërsa ende nuk dihet se cila ka qenë forma e ndihmës së tyre. Sipas hetimeve është zbuluar se droga është mbjellë në tri parcela në fshatin Xhyherinë pranë lumit të Vlorës, apo siç njihet ndryshe edhe “Lumi i Shushicës”.
Trafiku fillimisht është kryer me automjet tip BMW me targa AA 045 KR, ndërsa një muaj më parë ky mjet u shit pasi personat dyshonin se mund të kishin rënë shumë në sy me të. Për këtë arsye, ata blenë një fuoristradë tip “Jeep Cheroke” me targa AA 862 EV me ngjyrë të zezë, mjet ky i cili do transportohej me traget nga porti i Vlorës drejt Italisë. Disa nga këto ngarkesa janë kapur nga policia italiane, e cila ka nisur hetimin. Dy muaj më parë, grupi bleu edhe avionin për ta përdorur në linjën e trafikut.
/Shqiptarja.com